LAJMI I FUNDIT:

Skandali me vezë të infektuara ka goditur 40 shtete

Skandali me vezë të infektuara ka goditur 40 shtete

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se 40 shtete janë goditur nga skandali me vezë të infektuara, prej të cilave 24 janë vende anëtare të unionit.

Zyrtari i Komisionit Evropian, Vijtenis Andriukaitis, deklaroi sot se vetëm në katër nga 28 vendet anëtare të BE-së nuk ka pasur vezë të prekura nga insekticidi toksik “fipronil”.

Vendet, të cilat nuk janë goditur nga skandali i vezëve të infektuara, janë Lituania, Portugalia, Qipro dhe Kroacia, transmeton KosovaPress.


Në gjithë Evropën janë shkatërruar miliona vezë dhe prodhime nga vezët, në të cilat janë gjetur gjurmë të “fipronilit”. Megjithatë, askush deri më tash nuk është sëmurë nga kjo.

Në Holandë për shkak të skandalit janë arrestuar dy persona, drejtorët e kompanisë “Chickenfriend”, në fermat e të cilëve janë gjetur vezë të infektuara. Ata janë të dyshimtë se ishin në dijeni se substanca e përdorur është e ndaluar.

Dëmet ekonomike nga skandali me vezë të infektuara në Holandë vlerësohet të jetë rreth 33 milionë euro.