Nëse bllokada për krijimin e institucioneve vazhdon deri pas zgjedhjeve lokale, atëherë të gjitha partitë do të vrapojnë që t’ia bëjnë numrat PAN-it, ka thënë nënkryetari i AKR-së Agim Bahtiri.
Ai ka paralajmëruar se nëse vazhdon kjo gjendje atëherë ky subjekt partiak përfundimisht do ta bëjë zhbllokimin e situatës politike në vend.
“Është i mirëseardhur çdo bisedim që bëhet për zhbllokim të situatës. Unë mendoj se zhbllokimi duhet të ndodhë për arsye se nuk e kemi standardin aq të lartë që të humbim kohë dhe të humbet Kosova dhjetëra milionë euro në javë për teket e dikujt. Unë i kam ftuar dhe i ftoj prapë gjithë krerët partiak që të ulen dhe të bisedojnë e të bëjnë zgjidhje. Kjo ka qenë kërkesa ime e kamotshme, mos t’i kqyrin interesat personale dhe të partive që të shkohet në bllokadë deri mbas zgjedhjeve lokale. Për arsye se aty është qëllimi sepse pas zgjedhjeve lokale të gjithë kanë me u mbajt me u bashku me PAN-in”, ka thënë Bahtiri për Indeksonline.
Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri a treguar se ishte pikërisht kërkesa e tij që të fillojnë bisedimet me krerët partiak. Andaj ai i fton të njëjtit që të gjejnë ndonjë zgjidhje për krizën e krijimit të institucioneve.
Tutje, Bahtiri ka shtuar se nëse krerët partiak nuk arrijnë ta bëjnë zgjidhjen për vendin, atëherë AKR-ja do të lëvizë në këtë drejtim.
“Ne çdo herë kërkojmë zgjedhje por zgjedhjen më të mirë të mundshme. Në qoftë se këta nuk bëjnë zgjedhje atëherë ne detyrohemi të bëjmë zgjedhje. Unë shpresoj se zgjedhja do të ndodhë përndryshe unë paralajmëroj, se nëse nuk bëhet ndonjë zgjedhje ne duhet të ndërmarrim ndonjë veprim, e cila nuk është në shpirtin tonë, por ne do të lëvizim në atë drejtim”, ka përfunduar Bahtiri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë