LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon seanca ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes

Vazhdon seanca ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes

​Sot do të vazhdojë seanca ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti, të akuzuar për sulmin mbi Kuvendin e Kosovës.

Trupi gjykues në seancën e kaluar i ka liruar të katër aktivistët e Vetëvendosjes nga masa e arrestit shtëpiak, respektivisht paraburgimi, duke iu zëvendësuar këtë masë me paraqitje në polici një herë në javë.

Avokati i Frashër Krasniqit, Tomë Gashi ka bërë të ditur përmes Facebook, se seanca do të vazhdojë sot duke filluar nga ora 10.00.