A është i sigurt McGregor që të luftojë ndaj Mayweatherit? Do të ju befasojë mendimi i ekspertëve
Dueli i shumëpritur mes Floyd Mayëeatherit dhe Conor McGregor, mund të jetë një fontanë e të ardhurave për promoterët ashtu sikurse për kazinot në Nevada e bastoret sportive, por është një organizatë e rëndësishme e cila nuk beson se dueli i të shtunës duhet ët zhvillohet, bëhet fjalë për Asociacionin e Fizioterapeutëve të Ringut.
Grupi prej më shumë se 100 mjekëve të ringut, antarët e të cilti kanë me dekada eksperiencë në sporte luftarake, kanë punuar në më se qindra lufërta në Neë York dhe Nevada e vende të tjera.
Ata thonë se McGregor, kampion i arteve të përziera marciale i cili do të luftojë në duelin e parë të boksit profesionit, është disa nivele më poshtë se sa Mayweather, i cili ka statistikë prej 49-0 dhe konsiderohet si boksieri më i mirë i gjeneratës së tij.
“Ne jemi të befasuar që ky duel do të zhvillohet dhe do të lejohet që të mbahet”, ka thënë larry Lovelace, një mjek dhe president i organizatës, që është e fokusuar për sigurinë e sportistëve në ring.
“Gjëja për të cilën unë frikësohem ësht se dikush mund të lëndohet shumë keq në këtë duel”.
Në qershor, 34 vjeçari Tim Hague, një artist i arteve marciale i shndërruar në boksier, kishte pësuar lëndime fatale në duelin ndaj Adam Braidëood në Edmonton. Ishte vetëm ndeshja e katërt e Hagues në boksin profesionsit pasi zhvilloi 34 ndeshje në MMA (kampionatin e arteve marciale).
Komisioni shtetëror i Atletikës në Nevada është përgjegjës për të konstatuar se cili mund të jetë një duel fer dhe që lejon duelet që shpesh kanë vlerë prej qindra miliona dollarëve. Në vitin 2015, ky komision nuk lejooi përballjen e Rohan Murdock, një kundërshtar shumë inferior për boksierin Andre Ëard, një duel që u mendua të zhvillohet në kuadër të kategorisë së rëndë. Në letër, Murdock ishte një kundërshtar kredibil.
“Nuk mund të bazoheni vetëm nga statistikat, apo kuotat në bastore, ju duhet të shikoni me kë ai ka luftuar”.
“Unë kam respekt të madh për secilin luftëtar që dëshiron të hyjë në ring. Por, aftësitë e Andres ishin superiore në krahasi me të Murdock”, u shpreh Bob Bennett, drejtori ekzekutiv i këtij komisioni.
McGreor, një 28 vjeçar që ka një rekord prej 21-3 në artet e përziera marciale dhe në të cilën rregullat lejojnë përdorimin e këmbëve dhe mundjen e kundërshtarit e shtrëngimin e tij për dysheme, konsiderohet për Benettin një atlet superior që i takon të jetë në ring me Mayëeatherin.
“Nëse do t’i qëndroni besnik mendimit se Conor nuk ka pasur asnjë duel amator ose profesional në boks, atëherë unë sigurisht se nuk do t’ua ndryshoj mendjen”.
“Nëse shikoni atë sot në një duel me Mayweatherin – Conor është më i gjatë, më i fortë dhe më i fuqishëm. Ai ka edhe një energji të pa kontestueshme, e cila e bën atë një kundërshtar më të papërshtatshëm për secilin boksier. Ai është 12 vjet më i ri se Floyd”, potencoi Bennett.
Richard Steele, një gjyqtar i pensionuar dhe që është në “Hall of Fame” si një prej më të mirëve dhe që ka drejtuar shumë prej luftërave më të mëdha të boksit në karrierën e tij, thtoë se ai nuk është i sigurt nëse do të lejonte një luftë të tillë mes McGregorit dhe Mayweatherit.
“Këtu është një djalë nga një sport, duke sfiduar më të mirin e botës në sportin e tij. Unë vërtet nuk e di se si do të funksionojë kjo”.
“Ai nuk mund të godasë, ai nuk mund të përdorë bërrylin. Ai nuk mund të bëj asgjë. Asgjë që ai është mësuar të bëj dhe që e ka bërë atë madhështor në MMA (kampionatin e arteve marciale)”, thotë Steele.
Steele shton se ai do të detyrohej që të ndalte luftën më shpejt se normalisht nëse McGregor do të ishte në tallashe, duke marrë parasysh mungesën e përvojës së tij në boks.
“Unë vërtet do ta kisha në mendjen time se si të mbroj këtë djalosh. Siguria e një luftëtari gjithmonë do të jetë prioritare. Por, mund të jetë shumë më rrezik pasi ky djalosh kurrë nuk ka qenë në ring të boksit”, deklaroi Steele.
Erik Magrakan, një avokat që ka publikuar blogun Ligji i Sporteve Luftarake, ka vënë në pikëyetje nëse rregulloret e Nevadas ishin në gjendje që të vënë sigurinë e boksierëve në rend të aprë para profitit të tyre nga kjo ngjarje.
“Komisionet janë në një konflikt të pabesueshëm të interesit. Ato janë të krijuara që të kujdesen për shëndetin dhe sigurinë e luftëtarëve, por ata varen nga përqindja e luftëtrave. Ata kanë bonuset e tyre në këto ngjarje”, thtoë Magraken.
Komisioni në Nevada ka një përqindje të madhe financiare në duelin Mayweather – McGregor. Shteti përfiton 8 për qind të fitimit nga secila biletë që shitet dhe komisioni përfiton 25 për qind ët shumës.
Leonard Ellerbe, shefi ekzekutiv i Mayweather Promotions dhe Dana White, presidentja e Ultimate Fighting Championship, i kanë thënë gazetarëve se mbi 60 milionë dollarë bileta janë shitur për ëktë duel, që do të thotë se Nevada do të përfitojë 4.8 milionë dollarë, prej të cilave komisioni do t’i marrë 1.2 milionë dollarë.
Lovelace thotë se vendimi i fundit i komisionit për të aprovuar doreza të kategorisë më të lehtë për këtë duel ishte bërë me një sy në vijën e fundit të kuqe e cila lejonte këtë gjë.
McGregor dhe Mayweather do të bartin doreza më të lehta për duelin e tyre të kategorisë së mesme. Për këtë kërkesë, që ishte bërë nga vet boksierët, komisioni injoroi një lutje nga Asociacioni i Fizioterapeutëve të Ringut. Në teori, dorezat më të lehtë do të lejojnë goditje më të fuqishme, sidomos për McGregorin.
“Nuk mendoj se ky është roli i komisionit, që të tentojë të ndikojë në luftë, ose të tentojë të ndikojë në shitjen e biletave”, shtoi Lovelace.
Bennett ka mohuar se komisioni ka vënë financat para sigurisë së boksierëve.
“Si rregullator, unë e pranoj se ne jemi sulmuar se po aprovojmë luftën për arsye financiare. Kjo është e padrejtë dhe thjesht e pavërtetë”, përfundoi Bennett.
Mayëeather dhe McGregor do të përballen më 26 gusht në Las Vegas të Nevadas. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut
Haaland rrezikon të dënohet me burg në Zvicër
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë