LAJMI I FUNDIT:

Me program të veçantë ju është mundësuar 37 firmave të mos paguajnë tatim (Video)

Me program të veçantë ju është mundësuar 37 firmave të mos paguajnë tatim (Video)

Me intervenime në sistemin elektronik të Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP), të punësuarit në DAP mes të cilëve edhe persona udhëheqës me vetëdije dhe qëllim ju kanë mundësuar 37 firmave që së paku dy vite të mos paguajnë tatim.

Siç njoftoi sot në konferencë për shtyp, drejtoresha në detyrë e DAP, Sanja Lukarevska, që të mundësohet kjo, është bërë program i veçantë për ndalimin e shtypjes së vërejtjeve për borxhet në bazë të tatimit mbi të ardhurat. Me këtë firmat kanë evituar të paguajnë miliona euro borxhe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lukarevska tha se gjitha firmat janë nga Shkupi dhe se përveç firmave private ka edhe kompani publike, ndërsa theksoi se emrat e firmave nuk do të bëhen publike.


Ajo shtoi se për momentin në vazhdë janë procedurat për përgjegjësi disiplinore për dy të punësuar në DAP dhe njoftoi se hetimet do të zgjerohen./Telegrafi/