LAJMI I FUNDIT:

Vujiçiq: Serbia të gjejë formulën për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën

Vujiçiq: Serbia të gjejë formulën për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën

Kryetari i Shoqatës së malazezëve nga Kosova, Slobodan Vujiçiq, ka thënë se malazezët nga Kosova besojnë se Serbia gjatë dialogut të brendshëm do të gjejë formulën, me të cilën përmes ndërmjetësimit të bashkësisë ndërkombëtare do të vijë deri te normalizimi afatgjatë i marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Me këtë sipas tij, do të mbyllej konflikti i ngrirë dhe do të fillojë me zgjidhjen e çështjeve jetësore si zhvillimi ekonomik, integrimi evropian dhe modernizimi i të dyja shteteve.

“Nëse Serbia do të ketë sukses që të dalë mbi mitet e saja, do të përjetojë ekspansion ekonomik dhe për një kohë të shkurtër do të bëhej fuqia më e madhe ekonomike në Ballkan dhe njëra ndër më të zhvilluarat në Evropë”, thekson Vujiçiq.