LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Më 24 gusht do zgjidhet kryetari i Kuvendit, shumë shpejt bëhet edhe Qeveria

Hoxhaj: Më 24 gusht do zgjidhet kryetari i Kuvendit, shumë shpejt bëhet edhe Qeveria

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pas takimit konsultativ ka thënë se më 24 gusht do të zgjidhet Kadri Veseli kryeparlamentar, ndërsa shumë shpejt do ta formojnë edhe Qeverinë.

Ai në një konferencë me gazetarë u shpreh se pas konstituimit të Kuvendit duhet urgjentisht të punohet për zgjidhjen e demarkacionit, liberalizimin, themelimin e ushtrisë, Ligjin për liritë fetare, etj.

“Me 17 shkurt 2018 bëhet një dekadë nga shpallja e pavarësisë dhe më intereson të di se a do të arrijë Kosova gjatë viteve të ardhshme të anëtarësohet në OKB, të marr statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, a do ta ketë ushtrinë dhe të anëtarësohet në NATO”, ka thënë ndër të tjera, Enver Hoxhaj.


I pyetur nëse janë siguruar votat nga partia e AKR, ai ka thënë se detajet nuk e di.

Po ashtu, ai tha se nuk është në dijeni  nëse Behgjet Pacollit i është dhënë postimi i ministrit të Jashtëm.