LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia humb 20 për qind të prodhimeve bujqësore për shkak të ruajtjes së papërshtatshme

Maqedonia humb 20 për qind të prodhimeve bujqësore për shkak të ruajtjes së papërshtatshme

Deri 20 për qind arrijnë humbjet e prodhimeve bujqësore në Maqedoni, për shkak të ruajtjes jo adekuate, thonë analizat e fundit të “Koalicionit rural”.

Në nivel botëror kjo lloj humbje e agro-biznesit arrin prej 5 deri 10 për qind, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Çdo vit numër i madh i prodhimeve bujqësore “fundosen” për shkak të ruajtjes (magazinimit) joadekuate, në hapësira të improvizuara të cilat janë nën ndikimin e kushteve atmosferike. Kjo është njëra nga arsyet që detyron bujqit t’i shesin prodhimet me çmime më të lira ose t’i hudhin”, thuhet në analizë.


Ruajtja joadekuate e prodhimeve uvogëlon edhe cilësinë, me çka sjell edhe te ulja e çmimit.

“Ky është një nga problemet më të mëdha për bujqësinë në Maqedonisë, ndërsa më shumë i prek mollat, pjeshkët, dardhat, rushin, domatet, patatet”, thuhet më tej në analizë./Telegrafi/