Shkencëtarët kanë zbuluar rajonin më të madh vullkanik në botë, i cili ndodhet vetëm dy kilometra nën sipërfaqen e akullt të Antarktikut perëndimor.
Projekti kërkimor i Universitetit në Edinburg ka zbuluar 91 vullkane të reja, më i larti prej të cilëve është rreth 4.000 metra.
Gjeologët thonë se rajoni i sapo zbuluar me vullkane është më i madh se sa kreshta vullkanike në Afrikë, e cila konsiderohet se ka koncentrimin më të madh të vullkaneve në një vend.
Aktivitetet e këtij zinxhiri vullkanik mund të kenë pasoja serioze, paralajmërojnë hulumtuesit.
“Nëse njëri nga vullkanet do të aktivizohej, ai do të destabilizonte kreshtat e akullit në perëndim të Antarktikut”, ka thënë Robert Bingham, njëri nga autorët e studimit.
Sipas tij, ende nuk dihet se sa janë aktivë këta vullkane dhe se një gjë e tillë duhet të konfirmohet sa më parë që të jetë e mundur.
Studimi është publikuar në serinë speciale të publikimeve të shoqërisë gjeologjike në Britani dhe aty janë përfshirë edhe analizat e studimeve të mëhershme, të cilat shërbejnë në veçanti për radarin special për skanimin e terrenit.
Rezultatet janë krahasuar me xhirimet satelitore dhe informacionet gjeologjike, të cilat janë marrë në studimet tjera. Vullkanet e sapo zbuluara variojnë nga 100 deri 3.850 metra lartësi.
“Ishim të befasuar. Nuk kemi pritur t’i gjejmë në numër kaq të madh. Dyshojmë se mund të ketë edhe më shumë vullkane, kështu që në fund mund të rezultojë se ky rajon ka më së shumti vullkane të dendura në botë”, tha Bingham.
Zbulimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shkak se aktiviteti i këtyre vullkaneve do të kishte pasoja për gjithë planetin. Nëse njëri prej tyre do të aktivizohet, do të vijë deri te rritja e shpejtë e nivelit të detit.
Bingham paralajmëron një trend shqetësues.
“Shumica e erupsioneve, të cilat aktualisht ndodhin në botë është në rajonet që më herët kanë humbur relativisht shtresën e akullit pas përfundimit të epokës së fundit të akullt. Në teori, kjo do të thotë se pa akull, vullkanet lirohen nga presioni dhe bëhen aktivë”, tha Bingham.
Kjo mund të ndodhë edhe në perëndim të Antarktikut, ku është vërejtur një rritje e dukshme e temperaturave, si pasojë e ndryshimeve klimatike, të cilat ndikojnë në shkrirjen e akullit. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Çifti amerikan fiton për herë të dytë çmimin e madh të lotarisë

Një pulë që ecën dhe kërcen në një fshesë me korrent robotik i bëri njerëzit të qeshin

Roboti humanoid sulmon turmën në një festival në Kinë, detyrohet sigurimi ta tërheq zvarrë mbrapa

Cila ombrellë është e ndryshme nga të tjerat?

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?