LAJMI I FUNDIT:

Më shumë shi ka rënë në Kumanovë

Më shumë shi ka rënë në Kumanovë
Foto: Ilustrim

Sasi më e madhe e shiut në 24 orët e fundit ka rënë në Kumanovë, edhe atë 22 litra për metër katror sipas matjeve të DPHM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe në Shkup ka pasur reshje të shiut në sasi të mëdha, 19 litra për metër katror, pastaj, në Berovë 8 litra, Kriva Pallankë 7 litra, Vinicë 5 litra, Dibër 3 litra, Gjurisht 2 dhe Llazaropole 1 litër për metër katror.

Për dallim nga moti i sotëm me vranësira dhe reshje shiu, nesër pritet mot më i nxehtë dhe më stabil. Do të ketë rritje graduale të temperaturës ditore, por do të qëndrojë në mesataren e kësaj periudhe të vitit./Telegrafi/