Muharrem Xhafa
1.
Unë kam bindjen e thellë se anulimi e demaskimi i marrëveshjes së Mukjes, është dëshmi e mençurisë gjeniale të Enver Hoxhës! Mukjen e ka trajtuar këto dite edhe shtypi shqiptar, në veçanti gazeta “Dita” ka botuar disa shkrime serioze dhe me kompetencë. Një ndër ta ishte dhe historiani i respektuar Prof. Xhelal Gjeçovi. Duke respektuar këmbënguljen e disa miqve të mi, do të shpreh një opinion timin, ndonëse jo i panjohur, rreth kësaj mbledhjeje shume të përfolur të LANÇ-it, në përforcim të ideve të shprehura nga Prof. Gjeçovi.
Mbledhja e Mukjes është mbajtur 74 vjet më parë nga 1-3 gusht 1943, në fshatin Mukje të Krujës, e cila, siç thashë, përbën një ngjarje shumë të përfolur të LANÇ-it. Ballistet bëjnë zhurmë dhe i japin mbledhjes së Mukjes dimensione, të cilat ajo nuk i ka, duke e paraqitur si strumbullarin e të gjitha ngjarjeve dhe zhvillimeve të rëndësishme të viteve të LANÇ-it. Jo pa qëllim, ata bëjnë përpjekje për ta përqendruar vëmendjen e shqiptarëve për ngjarjet e LANÇ-it ne mbledhjen e Mukjes, si një pjesë e menduar mirë e strategjisë së tyre dhe me qëllim të keq, për ta “gozhduar” këtu opinionin shoqëror, për t’i lënë mënjanë, sa të jetë e mundur më shumë, rolin e peshën e ngjarjeve të tjera të mëdha të LANÇ-it, të cilat patën, realisht, ndikimin vendimtar në arritjen e fitores së saj mbi pushtuesit nazifashistë e bashkëpunëtoret e tyre.
Në veçanti rinia (po edhe të tjerë) duhet të dije mirë se mbledhja e Mukjes u thirr jo me nismën ose me ndonjë vendim të organizatës së Ballit Kombëtar, po me nismën e me vendim të veçantë të Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar (të përkohshëm) dhe me propozim të KQ të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Ballistët s’kanë për këtë ndonjë meritë! Mbledhja e Mukjes u thirr nga udhëheqja e LANÇ-it për të bërë edhe një përpjekje të fundit, që organizata e Ballit Kombëtar të largohej nga rruga e tradhtisë, t’i bashkohej Frontit Nacionalçlirimtar dhe të hidhej pa rezerva në luftë me armë kundër pushtuesve italianë. Kjo detyrë – bashkimi i dy forcave shqiptare, pavarësisht peshës së tyre në LANÇ, në luftë kundër pushtuesit, përbënte gjënë më urgjente e më kryesore të delegacionit të Frontit Nacionalçlirimtar, i cili duhej, me patjetër, të realizonte angazhimin botërisht të Balli Kombëtar në luftën kundër fashizmit italian. Balli Kombëtar kishte qëllime të tjera. Balli synonte që, pa u përfshirë në luftë e pa hedhur pushkë, me shpresë dhe të ndihmuar nga anglo-amerikanët, të merrte pjesën e pamerituar dhe të zinte vendin kryesor në pushtetin e ardhshëm. “Harroi” Balli se me kë kishte të bënte!
Çfarë ndodhi në Mukje?
Delegacioni i Frontit Nacionalçlirimtar, që kryesohej nga Ymer Dishnica e Mustafa Gjinishi (delegacioni i Ballit kryesohej nga Mithat Frashëri), veproi në kundërshtim me direktivat e qarta të marra nga udhëheqja e Frontit dhe KQ i PKSH, ra në pozitat e Ballit Kombëtar, pranoi kërkesat demagogjike të tij, duke tradhtuar interesat e Lëvizjes Nacionalçlirimtare. Delegacioni i Frontit pranoi kërkesën për “Shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë e rrëzimin e asamblesë fashiste të 12 prillit 1939”, në të cilën (asamble) kishin bërë pjesë gati të gjithë krerët e Ballit Kombëtar, po që populli nuk e kishte pranuar kurrë!
Kërkesa tjetër qe për “Shqipërinë etnike”, të cilën reaksioni shqiptar dhe pushtuesit fashistë e përdornin si armë për të mashtruar popullin, që (ky) populli të harronte armikun kryesor – pushtuesin e huaj, dhe të armiqësohej me popujt fqinj. Në mbledhjen e Mukjes u pranua propozimi i Ballit për krijimin e një “Komiteti për shpëtimin e Shqipërisë”, me numër të barabartë përfaqësimi nga Balli Kombëtar dhe Froni Nacionalçlirimtar, komitet që do të kishte atributet e një qeverie të përkohshme, po që, në fakt, do të ishte likuidim i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar! Në këtë mënyrë, Balli Kombëtar, ndonëse nuk ishte hedhur në luftë, po, përkundrazi, kishte bashkëpunuar me pushtuesit, vihej në një pozitë të barabartë me Frontin Nacionalçlirimtar. Një kompromis ky i rrezikshëm e me pasoja të rënda për LANÇ.
Ymer Dishnica e Mustafa Gjinishi, përveç këtyre, pa autorizimin e Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar e të KQ të PKSH, ranë dakord të shpërndahej edhe një proklamatë e “Komitetit për shpëtimin e Shqipërisë”, me anën e së cilës njoftohej populli për vendimet e Mukjes. Kështu, ata ranë në kurthin e reaksionit dhe kapitulluan para tij. Ky gabim nuk ishte i KQ të PKSH, po i të deleguarve të tij, të cilët, me e pa dashje, i tejkaluan kompetencat e dhëna nga udhëheqja e LANÇ-it.
KQ i PKSH dhe Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, sapo e morën vesh, me iniciativën e porosinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PKSH, Enver Hoxhës, e hodhën poshtë marrëveshjen e Mukjes, duke e cilësuar atë tradhti ndaj interesave të popullit shqiptar e të luftës së tij çlirimtare. Duhet mbajtur parasysh dhe fakti që, në shtator, pra një muaj më vonë, marrëveshja e Mukjes u hodh poshtë edhe nga Konferenca e Dytë Nacionalçlirimtare e Labinotit, e cila i zhvilloi punimet nga data 4-9 shtator 1943 në Labinot te Elbasanit. Askush nuk mund të mohoje se Dishnica, Gjinishi e anëtarë të tjerë të delegacionit të Frontit pranuan gabimin e bërë në Mukje, bënë autokritikë dhe qenë dakord me masat që u dha për ta në Mbledhjen e Labinotit.
Me hedhjen poshtë e demaskimin e marrëveshjes së Mukjes shpëtuan LANÇ-i e pushteti nacionalçlirimtar, përndryshe do të kishte ndodhur si në Greqi, ku lufta civile midis forcave demokratike greke e atyre të reaksionit grek i kushtoi popullit shumë shtrenjtë. Po shpëtoi edhe Kosova. Se shpallja e Shqipërisë etnike (ide e fashizmit), do të thoshte që Kosova të radhitej në krahun e Italisë fashiste dhe të trajtohej më vone si një pakicë kombëtare shqiptare, bashkëpunëtore e fashizmit italian! Dhe vetë Shqipëria nuk do të ishte rreshtuar me forcat që fituan mbi pushtuesit nazifashistë! Ishte një grusht i fortë për vendimet e Mukjes dërgimi nga Komandanti i Përgjithshëm i LANÇ-it, Enver Hoxha, i dy Divizioneve Sulmuese të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, njëri pa u çliruar Shqipëria e tjetri pas çlirimit, për të ndihmuar në çlirimin e Kosovës e të viseve të tjera të Jugosllavisë.
Prandaj dhe “Përrallat me mbret” të ballistëve e të tjerëve se “Kosova u tradhtua e u shit në Mukje”, se “marrëveshja e Mukjes u prish për Kosovën”, se “Enver Hoxha e hodhi poshtë Mukjen nën diktatin e jugosllavëve” e të tjera janë gënjeshtra që nuk u beson më kush, madje as ata vetë! Hedhja poshtë e demaskimi i marrëveshjes së Mukjes është një dëshmi tjetër e fuqishme e gjenialitetit të Enver Hoxhës.
2.
Pse harrohen provokacionet e Gushtit 1949?! Pa asnjë dyshim kjo bëhet me qëllim të keq! Më së pari i fshihen rinisë, e cila nuk di se çfarë janë provokacionet e 2 gushtit 1949! Për këto hesht shteti, shtypi që duhet t’ia bënte të ditur rinisë, po hesht edhe opinioni! Ndaj na takon t’ia themi brezit të ri se provokacionet e 2 gushtit 1949 kanë qenë provokacione tejet të rrezikshme, që u ndërmorën nga forcat ushtarake të monarko-fashistëve grekë kundër Republikës Popullore të Shqipërisë, në të gdhirë të 2 gushtit 1949, kur Greqia në atë kohë ishte përfshirë nga flakët e luftës civile midis forcave demokratike greke dhe forcave të reaksionit grek për çështjen e pushtetit.
Monarko-fashistët grekë i nisën provokacionet e 2 gushtit 1949 me pretekstin se gjoja Shqipëria u jepte ndihma forcave demokratike greke, po, në fakt, qëllimi ishte tjetër, ishte një test i reaksionit grek, i mbështetur prej anglezëve e edhe amerikanëve, për të provuar a do të rezistonte shteti i ri demokratik shqiptar apo do të dorëzohej dhe çfarë nuk ishte arritur gjatë LANÇ-it nga pushtuesit, armiqtë e pushtetit popullor e bashkëpunëtorët e tyre, të arrihej me këto provokacione!
Në të gdhirë të 2 gushtit 1949, tri batalione greke të mbështetura nga artileria e aviacioni grek sulmuan befas territorin e Shqipërisë në sektorin e Bozhigradit të Korçës, piramidën 54-55, në një front prej 700-800 metrash gjerësi, të cilat hynë rreth 300-400 metra në brendësi të tokës shqiptare dhe qëlluan me artileri fshatin Vidohovë. Posta e kufitare e Vidohovës “Hero i Popullit” bëri një qëndresë heroike! 36 kufitarët, që përbënin efektivin e kësaj poste, përballuan me sukses sulmet e tre batalioneve të forcave monarko-fashiste greke të mbështetura nga forca ushtarake të tjera armike. Pas pesë orë luftimesh të ashpra në mbrojtje të Atdheut, forcat e kufirit të Republikës Popullore të Shqipërisë e zmbrapsën armikun deri në kufi dhe rivendosën gjendjen e mëparshme. Kufitarët trima shqiptarë të kësaj poste, të paktë në numër, po luftuan heroikisht dhe të mbështetur nga reparte të Ushtrisë Popullore të Shqipërisë e bënë rajonin e Vidohovës një varr për armikun, i cili pati rreth 100 të vrarë e të plagosur dhe tre robër! Në luftimet që u zhvilluan në këtë sektor ra heroikisht edhe oficeri trim, Memo Nexhip Bejko!
Forcat monarko-fashiste greke nuk u ndalën me kaq, ato i vazhduan provokacionet ushtarake gjatë gjithë muajit gusht deri më 5 shtator 1949 në sektorin e Bozhigradit, Leskovikut, Bilishtit, Kapshticës, Konispolit etj., duke i shkaktuar shumë dëme në njerëz e në materiale. Po shteti i ri shqiptar tregoi forcën e tij të pathyeshme, bëri që sulmet e forcave greke të përballohen, të zmbrapsen e të përzihen matanë kufirit me Greqinë, vetëm me forcat shqiptare të kufirit, mbështetur edhe prej forcave të Ushtrisë Popullore e Komandanti i Përgjithshëm, Enver Hoxha, duke bërë që repartet ushtarake greke të pësonin një dështim të plotë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?