Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka kërkuar nga ministrat në detyrë të Qeverisë së tij, të cilët kanë fituar dhe mandatin e deputetit të deklarohen se cilën pozitë do ta mbajnë, pasi që ligji nuk u lejon që t’i ushtrojnë të dy pozita në të njëjtën kohë, atë të deputetit dhe të ministrit në detyrë.
Ai tha se janë nëntë ministra të këtij kabineti qeveritar, të cilët kanë tashmë edhe postin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, e të cilët pritet të betohen nesër në seancën konstituive.
“Është zëvendëskryeministri Kelmendi, është ministri Hoxhaj. Është ministri Hoti, është ministri Zharku, është ministrja Bajrami. Është ministri Krasniqi, është ministri Rasim Demiri, është ministri Abrashi dhe ministri Shala. Këta që unë së bashku me sekretarin e kemi kërkuar opinionin e zyrës ligjore të zyrës sime së kryeministrisë dhe zyra ligjore praktikisht thotë se në momentin që jepet betimi në Kuvend dhe fillon së ushtruari detyrën e deputetit, atëherë duhet të kemi një deklarim të ministrave se a dëshirojnë dhe më tutje ta mbajnë pozitën e ministrave në detyrë, sepse atë pozitë e kemi, apo dëshirojnë ta lejnë këtë pozitë të ministrave në detyrë dhe ta marrin pozitën e deputetit. Në këtë rast nuk flitet për shkarkim të ministrave, flitet vetëm për lirim nga detyra mbi bazën e ushtrimit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Me dëshirë kisha me vazhdu me punu me të gjithë nga ju, derisa ta kishim dorëzu të gjithë së bashku detyrën kryeministrit të ri apo Qeverisë së re, por edhe më shumë dëshirë kam, që ne t’i zbatojmë të gjitha rregullat ligjore, e kushtetuese”, tha Mustafa.
Ndërkaq, ministri në detyrë Arsim Bajrami tha se kjo është çështje kushtetuese dhe ligjore dhe se mbajtja e dy posteve, paraqet konflikt të interesit.
“Kjo është çështje kushtetues e ligjore. Një mundësi e mirë me ba riformatimin e Qeverisë për një kohë të shkurtë. Është një çështje kushtetuese. Unë mendoj që nga momenti i verifikimit të mandateve, mund të bëhet efektiv mandati i deputetëve dhe Kushtetuta jonë e parasheh si konflikt të interesave ushtrimin e dy funksioneve”, tha ai. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë