LAJMI I FUNDIT:

Duraku-Jazbec: Bashkëpunimi mes Sllovenisë dhe Maqedonisë ka qenë i shkëlqyer

Duraku-Jazbec: Bashkëpunimi mes Sllovenisë dhe Maqedonisë ka qenë i shkëlqyer

Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku, sot realizoi takim pune me ambasadorin e Slloveninë në Maqedoni, Milan Jazbec.

Siç njoftojnë nga Ministria, në takim Duraku dhe Jazbec kanë rënë dakord se bashkëpunimi mes dy shteteve ka treguar rezultate të shkëlqyeshme, me çka me sukses janë realizuar disa projekte dhe programe në fushën e ambientit jetësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim si projekte të mundshme dypalëshe mes Ministrive për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor u përmendën projektet për përmirësimin e menaxhimit me ujërat, si dhe këmbimi i përvojave në arritjen e standardeve evropiane në ambientin jetësor.


Dy ministrat u shprehën të kënaqur nga bashkëpunimi i deritanishëm dhe gatishmëri për thellimin e të njëjtit./Telegrafi/