LAJMI I FUNDIT:

Sami Lushtaku në shtator sërish në gjyq

Sami Lushtaku në shtator sërish në gjyq

Kreu i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, bashkë me djalin e tij, Mërgim Lushtaku dhe 22 persona të tjerë, në mesin e të cilëve zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, gardianë, biznesmenë e bashkëpunëtorë të Lushtakut, pritet të dalin para gjykatës në shtator.

Lushtaku dhe 23 të tjerët pritet të ballafaqohen me akuzat e prokurorit të EULEX-it për arratisjen e Sami Lushtakut, Sahit Jasharit dhe Ismet Haxhës nga spitali i Prishtinës në vitin 2014.

Lajmin për caktimin e seancës ndaj këtij rasti e kanë bërë të ditur burime të “Arbresh.info” brenda Gjykatës Themelore të Prishtinës.


“Për rastin e Sami Lushtakut ne ende nuk kemi vendosur për ta caktuar seancën e shqyrtimit fillestarë, mirëpo pritet përafërsisht kah mesi i shtatorit”, ka thënë një burim brenda gjykatës.

Sipas të njëjtit burim, vonesa e caktimit të seancave ndaj këtij rasti ka ardhur për shkak të agjendës së ngjeshur të gjyqtarit të rastit, i cili ka pasur të caktuara lëndë shumë të ndjeshme.

Në nëntor të vitit 2016 prokurori i EULEX-it në kuadër të Prokurorisë Speciale të Kosovës ngriti aktakuzë ndaj kreut të Skenderajt Sami Lushtaku dhe 23 personave të tjerë.

Aktakuza e cila përfshin një varg zyrtarësh të lartë të Ministrisë së Drejtësisë përshkruan në detaje mënyrën se si u arratis Lushtaku nga burgu duke treguar makinën dhe personin i cili e barti atë nga spitali për në një banesë.

E njëjta përshkruan mënyrën se si pas arratisjes së Lushtakut, drejtori i Burgut të Prishtinës ishte avancuar në krye të Shërbimit Korrektues.

Aktakuza përshkruan edhe përfshirjen e zyrtarëve tjerë të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët refuzuan ta transferonin Lushtakun në burgun e Mitrovicës, si dhe djalin e tij, Mërgim Lushtaku.

Në këtë aktakuzë edhe mjekë të QKUK-së ngarkohen se dhanë diagnoza të falsifikuara për Lushtakun, e po ashtu pjesë e aktakuzës janë edhe bashkëpunëtorë të Lushtakut të cilët, sipas aktakuzës u ofruan dëshmitarëve para e banesa në këmbim të deklaratave.

Njëzetë e katër të pandehurit akuzohen për një numër veprash që kanë të bëjnë me trajtimin e të burgosurve nga ana e Shërbimit Korrektues të Kosovës, ikjen e të burgosurve nga Spitali i Prishtinës në maj të vitit 2014, kujdesin mjekësor që iu është dhënë disa të burgosurve, dhe kërcënimin e dëshmitarëve gjatë gjykimit të rastit ‘Drenica’.

Hetimet sipas prokurorit të këtij rasti ishin zhvilluar me qëllim që të ndiqeshin penalisht disa të pandehur, të cilët, edhe pse ishin burgosur, patën mundësinë e organizimit të një grupi të përkushtuar për të bërë presion mbi deklaratat gjyqësore të dëshmitarëve kyçë kundër të pandehurve kryesorë në rastin ‘Drenica’. Për këtë rast janë suspenduar disa zyrtarë të lartë të Shërbimi Korrektues i Kosovës, përfshirë, Emrush Thaçin, Shemsi Hajrizin, etj.

Ndryshe, më 20 maj 2014, tre eprorët e lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar në rastin e ashtuquajturin “Grupi i Drenicës”, Sami Lushtaku, Ismet Haxha dhe Sahit Jashari ishin arratisur nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës në Prishtinë, ku po trajtoheshin për disa muaj.

Arratisja e tyre kishe ardhur në ditën kur Gjykata e EULEX-it vendosi t’i transferojë ata në një qendër paraburgimi në Mitrovicën e veriut.

Tre të arratisurit, Lushtaku, Haxha dhe Jashari kishin muaj që po qëndronin në QKUK, për arsye shëndetësore në pamundësi të trajtimit nga qendra shëndetësore në burgun e Dubravës./Arbresh.info/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori