LAJMI I FUNDIT:

Edhe Qeveria e Bullgarisë e ka publikuar Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Maqedoninë

Edhe Qeveria e Bullgarisë e ka publikuar Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Maqedoninë

Pas Qeverisë së Maqedonisë, edhe Qeveria e Bullgarisë e ka bërë publike Marrëveshjen për miqësi, fiqnjësi të mirë dhe bashkëpunim në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marrëveshja është publikuar në web-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, njofton AIM.

Qeveritë e dy vendeve dje kanë miratuar tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes të cilën duhet të nënshkruajnë kryeministri Zoran Zaev dhe Bojko Borisov më 1 gusht në Shkup.


Dokumenti do të nënshkruhet në gjuhën maqedonase sipas Kushtetutës së RM-së dhe gjuhës bullgare.

Zaevi dje deklaroi se Marrëveshja me Bullgarinë është në harmoni me interesat kombëtare të Maqedonisë, ofron mundësi të mëdha për bashkëpunim dhe hap rrugën drejt BE-së dhe NATO-s, njofton AIM.

Borisov, nga ana tjetër ka vlerësuar se me nënshkrimin e Marrëveshjes do të hapet faqe e re në marrëdhëniet mes dy shteteve, duke u bazuar në vlerat evropiane. /Telegrafi/