LAJMI I FUNDIT:

Dimovski vazhdon të mbetet pa pasaportë

Dimovski vazhdon të mbetet pa pasaportë

Deputeti më i zëshëm i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski si duket do të mbetet në shtëpi edhe për pushimet vjetore pasi pasaporta nuk i është kthyer edhe pse është ankuar në Gjykatën e Apelit ndaj kërkesës së Prokurorisë Speciale Publike për paraburgim, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Dimovskit i është marrë pasaporta nga gjykatat e Maqedonisë si masë parandalimi që të largohet nga shteti derisa është nën hetime. Gjithashtu, ai duhet të paraqitet në gjykatë çdo të mërkurë dhe të dëshmojë se është në Maqedoni.

Ai disa herë e ka potencuar se nuk do të ik nga Maqedonia dhe për këtë e kërkon pasaportën.


Përndryshe, edhe ish-funksionarë tjerë nga partia e tij janë të akuzuar nga PSP-ja për lëndë të ndryshme./Telegrafi/