Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është shprehur se “15 korriku është një risi në historinë e demokracisë. Paturpësisht kreu i FETO-s shprehet ‘Nëse Amerika më lejon unë shkoj në Turqi’. Unë i kam bërë thirrje më parë, përse nuk erdhe? A e ke ti atë guxim? Kur të vish këtu e dinë se çfarë do të ndodhë, e dinë fatin?, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, ka mbajtur një fjalim në panelin “15 korriku si një shkelje e të drejtës së njeriut”, zhvilluar në Dhomën e Tregtisë së Ankarasë.
“Egërsia dhe gjaku që kanë derdhur ka zbuluar qëllimin e tyre të vërtetë”.
Pasi ka theksuar se 15 korriku ka qenë një tentativë pushtimi që është përpjekur të realizohet me dorën e nënkontraktorëve të blerë me 1 dollarë, Erdogan tha se “qëndrimi i pamëshirshëm që puçistët treguan ndaj popullit tonë, egërsia që treguan dhe gjaku që kanë derdhur ka zbuluar qartë qëllimin e tyre të vërtetë”.
“Numri i qytetarëve tanë që humbën jetën atë natë është 250, ndërsa numri i puçistëve të vrarë vetëm 35. Ja duhet të mendojmë edhe mbi këto shifra. Sikur Turqia të mos ishte një shtet ligjor, sikur të mos ishte një vend që mbikëqyr drejtësinë të paktën dhjetëra mijëra tradhtarë që kanë marrë pjesë fizikisht atë natë në grushtin e shtetit nuk do të ndodheshin nëpër burgje, por do të ndodheshin nëpër gropa të hapura rastësisht”, është shprehur në fjalën e tij Erdoğan.
Ndërsa në lidhje me zbatimin e gjendjes së jashtëzakonshme Erdogan ka theksuar se “Na shprehen: ‘Kur do ta hiqni gjendjen e jashtëzakonshme’. Ne do ta heqim gjendjen e jashtëzakonshme kur të përfundojnë të gjitha këto shqetësime, do ta heqim gjendjen e jashtëzakonshme kur të arrijmë objektivin në luftën kundër terrorizmit. Pa mbaruar të gjitha këto askush të mos presë që ne të heqim gjendjen e jashtëzakonshme”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Arsyeja pse Trump mund ta shkarkojë drejtorin e FBI-së, të cilin e kishte punësuar vetë dikur
Dimri po vjen: Çmimet e paqëndrueshme të energjisë do të kthehen në Evropë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Dimri po vjen: Çmimet e paqëndrueshme të energjisë do të kthehen në Evropë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë