LAJMI I FUNDIT:

Prokurorja ndryshon aktakuzën për mbindërtimin në Drenas

Prokurorja ndryshon aktakuzën për mbindërtimin në Drenas

Prokurorja Mirushe Llugiqi paralajmëroi ndryshimin e aktakuzës për mbindërtimin në Drenas, pas ekspertizës së ndërtimtarisë.

Izet Kukaj më nuk do të akuzohet për punime ndërtimore të kundërligjshme, por për uzurpim të kundërligjshëm.

Këtë ndryshim në aktakuzë e bëri të ditur prokurorja Mirushe Llugiqi nq gjykimin për mbindërtimin në bllokun banesor të Drenasit, pronë e komunës.


Ndryshimi lidhet me gjetjet e ekspertit të ndërtimtarisë Lulzim Hoti, i cili në qershor mbindërtimin në objektin banesor në pronësi të komunës e cilësoi të parrezikshëm.

Prokurorja Llugiqi u bazua në këtë ekspertizë kur foli për ndryshimin dhe precizimin e aktakuzës.

“Dua të deklaroj në lidhje me atë që kemi administruar gjatë shqyrtimit gjyqësor në seancat e kaluara, e sidomos duke u bazuar në ekspertizën e ekspertit te ndërtimtarisë i cili ka ardhur në përfundim se nuk është rrezikuar jeta e njerëzve në ndërtimin e bërë në bllokun pesë në Drenas nga ana e të pandehurit Izet Kukaj, ashtu që prokuroria konsideron se pas ndryshimit të gjendjes faktike duhet të bëhet ndryshimi i aktakuzës”, tha prokurorja Llugiqi.

Llugiqi hoqi dorë nga ndjekja penale e Musli Ademit që akuzohej për ndihmë në kryerjen e veprës penale- punimet ndërtimore të kundërligjshme, ndërsa gjykata pastaj e liroi Ademin.

Prokurorja Llugiqi kërkoi ndërprerjen e seancës për të pasur kohë që ta ndryshojë aktakuzën ndaj Izet Kukajt.

Arif Hasi, avokati i Izet Kukajt e kundërshtoi kërkesën e prokurores për t’i dhënë kohë që ta ndryshojë aktakuzën.

“Prokuroria e shtetit ka pasur kohë të mjaftueshme që të ngris aktakuzë proporcional me veprën për të cilën konsiderohet se e ka kryer i mbrojturi im mirëpo me qenë se prokuroria nuk gjen fakte dhe prova është qëllim që edhe më tutje  i mbrojturi im në procedura kinse penale të malltretohet sa është e mundur aq më gjatë”, deklaroi avokati Arif Hasi.

Përkundër kundërshtimit nga ana e avokatit Arif Hasi, trupi gjykues e aprovoi kërkesën e prokurores që në afat prej shtatë ditëve t’ia dorëzojë një kopje të aktakuzës së re gjykatës ns lidhje me akuzën ndaj Izet Kukajt.

Sipas aktakuzës, Izet Kukaj, pronari i kompanisë “Elita-A” gjatë qershorit të vitit 2013 në bllokun banesor numër V të Komunës së Drenasit pa leje dhe në mënyrë të kundërligjshme ndërtoi një kat në nënkulm me gjithsej 14 banesa që kishin sipërfaqe 1800 metra katrorë.

Aktakuza precizon se 13 nga këto banesa Izet Kukaj i ka shitur në shumën prej 252 mijë eurove, ndërsa njërën nga to e ka ndalur për vete.

Hyrije Xhemajlaj-Thaçi që në periudhën kur akuzohet ishte drejtoreshë e Inspektoratit Komunal të Drenasit dhe Halim Vrellaku që kryente detyrën e shefit të Inspektoratit ngarkohen se nuk vepruan për të parandaluar ndërtimin pa leje

Sipas aktakuzës, njërën nga banesat e mbindërtimit ilegal në objektin banesor të Drenasit e bleu vëllai i të akuzuarës  Hyrije Xhemajlaj-Thaçi që në atë kohë udhëhiqte Drejtorinë e Inspektimit.

Musli Ademi njëri nga katër të akuzuarit për ndërtimin pa leje në objektin banesor të Komunës së Drenasit në seancën e shqyrtimit fillestar i kishte arsyetuar veprimet e tij, transmeton kallxo.com.

Musliu para trupit gjykues kishte deklaruar “Të gjitha veprimet i kam marrë pa kurrfarë interesi vetëm që të shpëtohen këto familje dhe unë sot jam në bankën e të akuzuarit”.

Ai po ashtu i kishte thënë gjykatës se ish-kryetari i Drenasit Nexhat Demaku dhe zyrtarë tjerë komunalë u kishin premtuar dhënien e lejes dhe pastaj ata i kishin nisur punimet.

Seanca e radhës do të mbahet me datën 23 gusht.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Lajme
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Politikë
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Kalo në kategori