LAJMI I FUNDIT:

Maliqi: Zgjedhjet mund të mbahen vitin e ardhshëm

Maliqi: Zgjedhjet mund të mbahen vitin e ardhshëm

Koalicioni PDK-AAK dhe Nisma, që ka arritur të dalë subjekti i parë në zgjedhjet e 11 qershorit, është lëshuar në ‘aksion’ për ta siguruar votat krijimin e Qeverisë së re, që pritet të udhëhiqet nga kandidati i tyre për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Ndonëse nuk i kanë numrat, PAN-i është duke mbajtur shpresa që votat t’i marrë nga disa deputetë të subjekteve të tjera.

Ekzekutivi me pak numra në Parlament nuk shihet se rrezikon stabilitetin në vend, thotë analisti politik, Shkëlzen Maliqi.


Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka thënë se Qeveria e ardhshme mund që të jetë e qëndrueshme , por jo me jetë të gjatë. Ndaj, shprehet se zgjedhjet mund të mbahen vitin e ardhshëm.