Uji për pije në Maqedoni në përgjithësi i kënaq standardet e nevojshme në 15 vitet e kaluara. Përjashtim bëjnë disa vendbanime ku mungojnë ujësjellësit, kurse vendbanimet furnizohen nga bunarët, apo pinë ujë pa klor apo edhe me përmbajtje të substancave të palejuara, shkruan gazeta KOHA.
Analizat më tej tregojnë se për dallim prej vendbanimeve rurale që kanë probleme të caktuara me ujin e pastër për pije , në vendbanimet urbane me përjashtime më të vogla nuk ka probleme më të mëdha me konsumin e ujit të shëndoshë për pije. Në ndërkohë, akoma është problematik furnizimi me ujë për afër 100 mijë banorë në Maqedoni.
Raporti i Institutit për Shëndet Publik të Maqedonisë për vitin 2016, tregon se objektet lokale për furnizim me ujë, si pompa, bunarë dhe çezma fshati, akoma janë në përdorim si burim kryesor i ujit për pije për 98.266 banorë. Në këto fshatra në vitin e kaluar janë kryer 120 kontrolle dhe janë marrë 1159 mostra për analiza, ku 236 prej tyre kanë treguar rezultate jo të rregullta lidhur me parametrat fiziko-kimike, edhe atë kryesisht për shkak të ujit të turbullt dhe pranisë së shtuar të nitrateve.
47 PËR QIND E MOSTRAVE ME PROBLEME BAKTERIOLOGJIKE
Nga ana tjetër, gati gjysma apo 47 për qind e mostrave të ujit nuk i përgjigjen normativave në aspektin bakteriologjik. “Kjo mënyrë e furnizimit me ujë nuk është e sigurt në aspektin bakteriologjik për shkak të përqindjes së lartë të ujërave të ndotura në aspektin bakteriologjik. Në segmentin e furnizimit me ujë të shëndetshëm për pije në vazhdimësi ndodhin lëshimet e tipit të zonave të padefinuara përreth burimeve të ujit për pije, mungesës së pajisjes adekuate për pastrim dhe dezifenktim të ujit dhe mirëmbajtjes joadekuate.
Janë dhënë sugjerime deri te komunat që ekonomizojnë me objektet për furnizim me ujë që të kryejnë mirëmbajtjen e kaptazhave, rezervuarëve dhe rrjetit të ujësjellësit si dhe të kryerjes së dezifenktimit të vazhdueshëm të ujit për pije. Andaj edhe ekziston përqindja e lartë e ujit jo të rregullt për pije në aspektin bakteriologjik të mostrave me 47 për qind tek objektet lokale për furnizime me ujë”, thuhet në analizën e Institutit për Shëndet Publik për vitin 2016, përcjell KOHA.
Ndërkaq, analizat e rezultateve për ujin e shëndetshëm për pije në Maqedoni në përgjithësi tregojnë se në periudhën 2002-2016 përqindja e mostrave jo të rregullta sipas analizës kimiko-fizike lëviz prej 2.9 deri në 7.6 për qind, ndërsa përqindja e mostrave të parregullta sipas analizës bakteriologjike lëviz prej 0.8 deri në 2.99 për qind.
“Duhet theksuar se përqindja e mostrave jo të rregullta lidhur me analizat kimiko-fizike kryesisht ka të bëjë me mungesën apo përmbajtjen e zvogëluar të klorit në ujë për pije konform vlerave të rregullores për ujë të shëndetshëm”, theksohet në raportin vjetor të Institutit për Shëndet Publik për vitin 2016.
Analizat, përcjell KOHA, tregojnë se për dallim prej vendbanimeve rurale që kanë probleme të caktuara me ujin e pastër për pije , në vendbanimet urbane me përjashtime më të vogla nuk ka probleme më të mëdha me konsumin e ujit të shëndoshë për pije. Analiza e të dhënave për furnizimin me ujë në vendbanimet urbane tregon se gjendja sanitaro-higjienike në objektet për furnizimin me ujë dhe rregullsia shëndetësore e mostrave të analizuara të ujë në përgjithësi kënaq, gjegjësisht është në kufijtë e të pritshmes në raport me vitet paraprake. Këtë e tregon edhe analiza ku janë përfshirë 32 vendbanime urbane me 1.312.213 banorë. Janë marrë dhe analizuar 6631 mostra për analiza bakteriologjike dhe fiziko-kimike në laboratorët e qendrave për shëndet publik. Shkaqet më të shpeshta të rezultateve të pakënaqshme kanë të bëjnë me mungesën e klorit dhe në pjesën më të vogël me ujit e turbullt. Gjithsej ka pasur 277 apo 4.2 për qind mostra jo të rregullta sipas analizës kimiko-fizike, ndërsa parregullsi bakteriologjike janë konstatuar tek 121 mostra apo 1.8 për qind e totalit.
KLORI NUK PËRDORET MJAFTUESHËM
Nga ana tjetër, analiza e të dhënave të qendrave për shëndet publik nëpër tërë Maqedoninë për vitin 2016, tregon se në sistemet e ujësjellësit të qyteteve janë të kyçur rreth 201.819 banues të mjediseve rurale. Në vitin e kaluar në këto sisteme për furnizim me ujë të pijshëm të popullatës janë kryer 91 analiza higjieniko-sanitare dhe janë marrë 1476 mostra. Lidhur me rregullsinë kimiko-fizike është konstatuar se 16.4 për qind e mostrave kanë qenë jo të rregullta nga gjithsej 1476 mostra të ujit, kryesisht për shkak të mungesës apo uljes së përmbajtjes së klorit në ujë për pije, apo për shkak të rritjes së ujit të turbullt. Nga 1478 mostrat e analizuara për parametrat bakteriologjike , të parregullta kanë qenë 13.7 për qind e mostrave.
Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se 286.773 banues të mjediseve rurale furnizohen me ujë për pije nga ujësjellësit në vendbanimet rurale , duke shfrytëzuar burimet vetanake dhe vetë menaxhojnë me objektet e furnizimit me ujë . Në këto fshatra në vitin e kaluar janë realizuar 578 kontrolle dhe janë marrë 4.102 mostra të ujit për analizë. Prej tyre, 1356 mostra kanë qenë me parametra kimiko-fizike të parregullta si rrjedhojë e mungesës së klorit, ujit të turbullt, përmbajtjes së nitrateve dhe më rrallë rritjes së prezencës së hekurit. Nga viti 2016, vendoset edhe kategoria e fshatrave me ujësjellës vetanak me të cilin ekonomizon ndërmarrja publike me të cilin furnizohen 186.473 banorë në 179 fshatra në Maqedoni. Në këto fshatra është e lartë përqindja e ujit që nuk i përgjigjet analizës fiziko-kimike me 37 për qind, ndërsa në raport me analizën bakteriologjike përqindja që nuk i përgjigjet normativave është 24 për qind.
Ndryshe, ngjashëm me shumë vende në botë edhe në disa pjesë të Maqedonisë mungon qasja për çdo ditë deri tek uji cilësor dhe i shëndetshëm për pije. Andaj përdorimi i ujit të ambalazhuar është përditshmëri dhe e domosdoshme në disa shtete në botë. Për këtë arsye edhe tek ne ka filluar të ndiqet trendi botëror i prodhimit, por edhe i konsumit të ujit të ambalazhuar. Viteve të fundit vazhdimisht hapen kapacitete të reja për mbushjen e ujit të rëndomtë apo të gazuar si rrjedhojë e ndryshimeve të shprehive jetësore , por edhe fushatave të ndryshme të marketingut për përdorimin e ujit. Në këtë biznes veprojnë mbi 13 kompani vendore, ndërsa janë prezentë edhe më shumë se 24 brende të jashtme kryesisht nga shtetet fqinje. Vlerësohet se në Maqedoni në vit harxhohen afër 100 milionë litra ujë të paketuar, gjegjësisht 50 litra ujë për kokë banori, që është dyfish më pak se mesatarja evropiane prej 112 litra ujë në shishe për banorë të Bashkimit Evropian.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pagesa më të lira në banka – hyrja e Shqipërisë në SEPA, vitin e parë kursehen 20 milionë euro
Restorant “Dardani” në Bogovinë, vendi ideal për ushqim, ambient dhe mikpritje fantastike
Osmani në Kanada takon ministren Joly, diskutojnë për situatën e sigurisë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
KFOR-i bën patrullime në Istog
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë