LAJMI I FUNDIT:

FRODEM: Daçiq, politikan i harxhuar dhe nuk ka çfarë t’i ofrojë rajonit

FRODEM: Daçiq, politikan i harxhuar dhe nuk ka çfarë t’i ofrojë rajonit

Partia FRODEM ka reaguar ndaj deklaratës së diplomatit serb, Ivica Daçiq, në lidhje me atë se Serbia ka gabuar që e ka pranuar Maqedoninë nën emrin kushtetues, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga FRODEM thonë se Daçiq nuk ka asgjë për tu penduar, sepse çdo veprim i Serbisë drejt Maqedonisë, madje edhe para 20 viteve ishte përfitim për Serbinë. E varfër është se pas kaq vitesh politikanë të harxhuar si Daçiq, nuk ka asgjë tjetër për të ofruar në rajon, por përmes mbijetesës, qartë shihet se përpiqet të hiqet si udhëheqësi rajonal i rremë.

Daçiq: Serbia gaboi që e pranoi Maqedoninë me emrin kushtetues
Lexo po ashtu Daçiq: Serbia gaboi që e pranoi Maqedoninë me emrin kushtetues

‘Jo se këtë pikëpamje e ka shprehur për herë të parë. Por veçanërisht tani dhemb, sidomos kur tani çështjet lëvizin pozitivisht. Kur Evropa po bën përpjekje të rëndësishme për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Tani kur Maqedonia ka nisur ndërtimin e politikës së fqinjësisë së mirë për të kapërcyer mosmarrëveshjet dhe historitë e dyshimta’, thuhet ndër të tjera nga FRODEM.


Deklarata e Daçiq erdhi pas takimit të pardjeshëm në Athinë me ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori