Edhe pas këtij takimi të nivelit të lartë në Hamburg dëgjon sërish të thuhet se angazhimi dhe rezultati nuk qenë në një raport të arsyeshëm me njëri-tjetrin. Po të shtosh edhe programin shoqërues në rrugë – demonstrata, të cilat përfunduan në trazira dhe në shkatërrim – e ke edhe më të vështirë që të nxjerrësh një bilanc pozitiv. Megjithatë, takimin e G20-ës në Hamburg nuk mund ta kategorizosh si dështim.
Shefat e shteteve dhe të qeverive nga 19 shtete të industrializuara dhe në ekspansion si dhe përfaqësues të BE u takuan në një gjendje të vështirë botërore dhe e hodhën vështrimin në kantieret e mëdha të politikës ndërkombëtare. Që në këtë punë nuk qenë gjithmonë të të njëjtit mendim, kjo është në natyrën e punës. Aq më tepër duhen përshëndetur përparimet.
Në raundet e bisedimeve në Hamburg shumë gjëra u sollën rreth Presidentit amerikan. Donald Trump-i megjithatë nuk e bëri të dështojë takimin, ai nuk u soll si “bad boy”. Ai ra dakord me një paragraf në deklaratën përfundimtare, e cila u drejtua qartësisht kundër proteksionizmit, megjithëse përmbante një shtesë relativizuese për instrumentet e ligjshëm për mbrojtjen e tregtisë. Që grindja për kapacitetet e tepruara dhe çmimet e dumping-ut në industrinë e çelikut duhet të zgjidhet në mënyrë multilaterale, kjo gjithashtu duhet të përshëndetet. Të paktën njëherë për njëherë nuk do të ketë ndëshkim dhe hakmarrje.
Në politikën e klimës, të gjithë pjesëmarrësit pranuan objektivin për të pakësuar gazrat e efektit serë. Por në konstelacionin pas vendimit të Trumpit, që ai të dalë nga Marrëveshja e Klimës e Parisit dhe që ta bëjë të lulëzojë ekonominë amerikane edhe me bartës fosilë të energjisë, nuk ka ndryshuar gjë: aleatë Presidenti nuk gjeti për këndvështrimin e tij, ai është i vetëm dhe pranon që prodhuesi i madh i lëndëve të dëmshme, Kina, të jetë pararoja.
Përsa u përket partnerëve: pas bisedës, Presidenti rus Putin tha se kishte zhvilluar një marrëdhënie personale me Trumpin. Kjo të kujton takimin e parë të Putinit me George W.Bush, kur ai tha se kishte kuptuar shpirtin e rusëve; më vonë, raporti mes Moskës dhe Uashingtonit u bë gjithnjë e më i ftohtë, në mandatin e dytë të Obamas u bë i akullt. Kështu është edhe sot, megjithëse pas zgjedhjes së Trumpit u fantazua shumë për një “pakt të burrave të fortë”. Por përzierja ruse në fushatën elektorale amerikane nuk e lejon këtë, aq më tepër kur interesat politike të sundimit janë pengesë. Dakordimi për një armëpushim të pjesshëm në Siri megjithatë është një shenjë shprese, që të gjenden përbashkësi të reja. Ato do të ishin të nevojshme jo së fundi në konfliktin e Ukrainës, gjë që sigurisht parakupton një ndryshim të politikës ruse.
Një qëndrim i qartë dhe jo i keqkuptueshëm në konfliktin e madh me Korenë e Veriut do të ishte gjithashtu urgjentisht i nevojshëm. Por më shumë se një dakordim për ta nxitur regjimin komunist në rrugë diplomatike, që ta ndalojë programin e tij atomik dhe raketor, fuqitë “e interesuara” dhe të prekura nuk arritën. Edhe paraardhësit e Trumpit u përpoqën më kot me këtë regjim. Edhe sikur “durimi i tij strategjik” të ketë marrë fund, ai e hedh vështrimin më shumë se kurrë drejt Kinës. Por udhëheqja e Kinës është e gatshme vetëm për një politikë disiplinimi me gjysmë zemre. Rreziku i shkallëzimit, që është pjesë e programit atomik dhe të raketave të Koresë së Veriut, nuk është eleminuar. Por këtë as mund ta prisje nga Konferenca e Hamburgut.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?