LAJMI I FUNDIT:

Parvanov: Duhet ta ndihmojmë Maqedoninë të hyjë në NATO dhe BE

Parvanov: Duhet ta ndihmojmë Maqedoninë të hyjë në NATO dhe BE

Ish-kryetari i Bullgarisë, Georgi Parvanov, ka deklaruar se nënshkrimi i njëmarrëveshje të fqinjësisë së mirë ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë është një hap i parë i mirë drejt përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.

Në deklaratën e tij për Televizionin Kombëtar Bullgar, Parvanov theksoi se duhet që të ndihmohet Maqedonia që të hyjë në NATO dhe BE, për të patur një qëndrueshmëri të këtij vendi në rajon.

Sipas tij, është ngjashëm e rëndësishme edhe për Bullgarinë që t’i zgjidhë çështjet e saja me Maqedoninë rreth historisë së përbashkët. Si shembull e merr 2 gushtin, si ditë e nënshkrimit të marrëveshjes.


Përndryshe, Parvanov ishte kryetar i Bullgarisë në periudhën kohore 2002-2012./Telegrafi/