LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, përshpejtohen procedurat për pagesën e dëmeve në bujqësi

Maqedoni, përshpejtohen procedurat për pagesën e dëmeve në bujqësi

Me një miliardë denarë do të paguhen dëmet në bujqësi nga moti i ligë gjatë vitit të kaluar, kështu ka vendosur qeveria në njërën nga seancat e para. Fonde janë paraparë edhe për dëmet nga ngricat e vona pranverore në vitin 2017.

Sipas ministrit të Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, njësitë rajonale në mënyrë të përshpejtuar i përgatisin procesverbalet, bëhen edhe llogaritjet. Në mënyrë intenzive punohet në realizimin sa më të shpejtë të mjeteve.

Me ndryshimin ligjor, theksoi Nikollovski, në vitin 2015 është sjellur Dekreti me të cilin njësive rajonale ju është dhënë afat prej 360 ditëve në vend prej 60, për t’i bërë procesverbalet.


Po bëhen përpjekje edhe për zgjidhjen e marrëdhënieve pronësore-juridike, që sipas ministrit, është një nga sfidat kyçe në disa komuna./Telegrafi/