LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Opozita do ta propozojë prokurorin, kur do të largohen kriminelët nga pushteti i kaluar

LSDM: Opozita do ta propozojë prokurorin, kur do të largohen kriminelët nga pushteti i kaluar

LSDM-ja përmes një kumtese me shkrim i është përgjigjur deputetit të OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski, i cili kërkoi që prokurorin e ri publik ta propozojë opozita. Nga LSDM thonë se, opozita do ta propozojë prokurorin kur do të largohen kriminelët nga pushteti i kaluar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Dimovski kërkon që prokurorin e ri publik ta propozojë opozita
Lexo po ashtu Dimovski kërkon që prokurorin e ri publik ta propozojë opozita

“Sistemit të drejtësisë në Maqedoni i duhen ekspertë dhe profesionistë të cilët do të punojnë me angazhim, profesionalisht dhe të pavarur, të liruar nga presionet partiake. Për të qenë e besueshme dhe në mundësi të propozojë zgjidhje ekspertësh, opozita së pari duhet të pastrohet nga krimet. Opozita do ta propozojë prokurorin e ri, pasi të pastrohet nga gjithë krimet e pushtetit të kaluar”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga kjo parti gjithashtu thonë se, për gjithë reformat që janë në interes të qytetarëve do të duhen dy të tretat e deputetëve dhe shtojnë se do të kërkojnë konsenzus nga të gjitha partitë politike./Telegrafi/