LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Do të respektohet vendimi i vitit 2014, për mandatarin e Qeverisë

Thaçi: Do të respektohet vendimi i vitit 2014, për mandatarin e Qeverisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do të zbatojë vendimin e vitit 2014 të Gjykatës Kushtetuese sa i përket mandatarit për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Sipas Thaçit, ky vendim shpreh qartë se fituesi i zgjedhjeve në këtë rast koalicioni PAN, është mandatari për formimin e Qeverisë.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014 është i qartë pa mundësi të interpretimeve politike. Gtuesi e formon Qeverinë”, tha Thaçi në një intervistë për televizionin publik, duke shtuar se Serbia, në kuadër të integrimeve evropiane, do të njoh edhe pavarësinë e Kosovës.