LAJMI I FUNDIT:

Mbyllja e programeve tregon gjendjen e rëndë të UP-së

Mbyllja e programeve tregon gjendjen e rëndë të UP-së

Mos akreditimi i 23 programeve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, vlerësohet si dëshmi për situatën e rëndë në të cilën ndodhet institucioni më i lartë i arsimit në Kosovë.

“Hapja e universiteteve të reja publike pa ndonjë parapërgatitje të duhur dhe pa plotësuar parakushtet bazë ka vendosur arsimin e lartë, e sidomos procesin e akreditimit, para një sfide të madhe për të vendosur kritere minimale të cilësisë. Kjo për arsye se vetë shteti ishte sponzorizues i hapjes së këtyre universiteteve, me dyshime rreth motivit të vërtetë prapa një iniciative të tillë”, tha njohës i çështjeve të arsimit, Blerim Saqipi. “Ky moment shënon fazën e re në të cilën procesi i akreditimit është duke hyrë, që do të nënkuptojë shqyrtimin e përmbajtjeve programore, relevancës së programeve dhe cilësisë së ofrimit të programeve nga perspektiva e të diplomuarve dhe tregut të punës”.

Sipas tij, te vendimet e Agjencisë së Akreditimit nuk është se ka rënë cilësia e institucioneve të arsimit të lartë, por se ka avancuar procesi i akreditimit.


Agjencia e Kosovës për Akreditim, me vendimet e publikuara këto ditë, ka pezulluar edhe tri programe të doktoratës në Universitetin e Prishtinës. Dy nga këto programe i takojnë Fakultetit Ekonomik, ndërsa njëra Fakultetit të Filologjisë.

Saqipi shprehet se më i dëmshëm është realizimi jocilësor i programeve të doktoratës, sesa pezullimi i programit për një vit apo më shumë.

“Sigurimi i cilësisë është përgjegjësi e brendshme dhe vlerësimi i jashtëm që bën Agjencia e Akreditimit duhet të shihet si mundësi e mirë e referencimit të gjendjes aktuale”, shtoi ai.

Edhe Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), ka folur rreth situatës së Universitetit të Prishtinës pas publikimit të vendimeve të Agjencisë së Akreditimit.

“Vendimi i AKA-s është demaskim institucional i punës së dobët dhe papërgjegjësisë të një pjese të konsiderueshme të stafit akademik të universitetit. Ky demaskim vjen pasi ORCA, në bashkëpunim me akterë të tjerë të shoqërisë civile dhe mediave, pamundësoi avancimet jomeritore që kanë qenë praktikë në UP. Pasi u bë i pamundshëm avancimi ilegal, doli në shesh situata reale, me ç‘rast 23 programe humbin akreditimin”, thuhet në reagimin e ORCA-s.

Sipas kësaj organizate, kritikat ndaj UP-së vijnë për shkak se një pjesë e madhe e profesorëve të UP-së neglizhojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. /kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Lajme
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Politikë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori