Elise Dallemange 30-vjeçe, është gjetur e vdekur në “ishullin e vdekjes” në Tajlandë.
Policia e ka gjetur të varur, kurse nëna e vajzës së pafat nuk u beson pasi që ajo është viktima e shtatë e këtij ishulli famëkeq, transmeton Telegrafi.
Ajo në asnjë mënyrë nuk i beson variantit të policisë se vajza e saj është varur, dhe është e bindur se dikush qëndron prapa vdekjes së saj. Banorët e asaj zone e kishin gjetur “të copëtuar nga hardhucat”.
Dallemange është gjetur e vdekur në xhunglën e ishullit Koh Tao, tetë ditë pasi kishte deklaruar se dëshiron të rikthehet në vendlindjen e saj në Belgjikë.
Ajo ishte pjesë e sektit “Sathia Sai Baba” dhe jetonte me një person të vetëshpallur si “guru”, kurse nga ishulli ishte larguar më 17 prill për t’u rikthyer në shtëpinë e saj.
Vdekjet në Koh-Tao janë bërë të zakonshme, pasi shtatë turistë kanë vdekur në ishullin e vogël të “vdekjes”, gjatë tre viteve të fundit.
Autoritetet tajlandeze janë munduar të fshehin vdekjen e të huajve që vizitojnë këtë ishull.
Ndërkaq, e ëma e viktimës Michell beson se vdekja e bijës së saj nuk do të hetohet.
“Nuk besoj në atë çfarë na ka thënë policia. Frikësohemi se dikush tjetër ka pasur gisht në këtë. Mendojmë që informacionet e policisë nuk janë arsye e fortë që ne të bindemi”, ka shtuar ajo.
Edhe pse asaj i është premtuar kryerja e obduksionit, Michell ende nuk i është dorëzuar trupi i pajetë të bijës së saj, transmeton Telegrafi.
Të dhënat në telefon tregojnë se Elise i kishte telefonuar nënës së saj në Skype më 17 prill, por nuk dihet se pse ajo ishte ndalur në Koh Tao në vend se të vazhdonte rrugën për në vendlindje.
Atë natë një zjarr i shkaktuar në rrethana ende të panjohura, kishte përfshirë tri shtëpiza të vogla të punuara nga druri i bambusit, përfshirë edhe atë në të cilën jetonte Elise.
Ajo ishte larguar rreth 2.5 kilometra nga xhungla dhe kishte marrë me qira një dhomë në “Poseidon Resort”, nga ku edhe kishte rezervuar biletën për Bankok me datën 24 prill.
Tetë ditë më vonë, më 27 maj, banorët e asaj zone që jetonin në ishullin “e vdekjes” kishin gjetur trupin e Elise të mbuluar me gurë prapa “Family Bai-Resort”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Musk thotë se po merr kërcënime me vdekje pas shkurtimit të vendeve të punës në administratën federale

Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Adoleshenti rrëmben vogëlushen derisa po lutej në xhami në Malajzi, e keqtrajton seksualisht – kamerat e sigurisë regjistrojnë gjithçka

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?