LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski dëgjon problemet për blerjen e grurit, priten vendime

Nikollovski dëgjon problemet për blerjen e grurit, priten vendime

Përfaqësues të blerësve të grurit sot në Ministrinë e Bujqësisë realizuan takim me ministrin Lupço Nikollovski në të cilën biseduan për çmim e blerjes së grurit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pas takimit me bujqit në të cilën e skenuam gjendjen dhe i dëgjuam mendimet dhe qëndrimet e tyre, sot do të takohemi edhe me blerësit e grurit me qëllim që t’i bëjmë të gjitha analizat e nevojshme dhe të jemi të gatshëm për vendime eventuale të cilat duhet të merren”, deklaroi ministri Nikollovski para takimit me mullisët.

Ai me këtë rast vlerësoi se vendimi i qeverisë paraprake të shesë grurin nga rezervat e mallrave në prag të korrjes është e gabueshme dhe do të ketë ndikim negativ në çmim e tregut të grurit.


Në një pyetje të gazetarëve, ministri Nikollovski theksoi se për momentin nuk mund të tregojë nëse çmimi i grurit do të jetë më i ulët. Kjo do të konfirmohet, siç theksoi, nga takimet në të cilat do t’i mbledhin të gjitha faktet dhe argumentet që të konfirmohen sa planifikohet të blihet gruri nga ana e mullisëve këtë vit.

Deri tani janë paguar gjithsej 439 milionë denarë për subvencione, ndërsa mbesin edhe 2,3 miliardë denarë për të cilat duhet të përgatiten vendime dhe të paguhen. Shumë prej 25 milionë euro duhet të fitojnë edhe kultivuesit e duhanit.