Rami Khouri
Kam ndjekur nga afër – madje duke lexuar dhjetëra analiza të autorëve arabë dhe joarabë – tensionet e reja të shkaktuara nga presioni që vendet e ndryshme janë duke ushtruar ndaj Katarit, me iniciativën e Arabisë Saudite. Ndër masat e vëna në veprim janë ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike dhe izolimin i vendit përmes ndërprerjes së rrugëve ajrore, detare dhe tokësore, që janë jetike për Katarin. Nuk është çudi që mediat janë duke spekuluar mbi arsyet e mundshme se pse Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Egjipti, Bahrejni dhe shtetet e tjera më të vogla janë duke lëvizur në këtë drejtim. Spekulimet, në raste të tilla, mbeten të tilla për shkak se bëhet fjalë për analizën e vendimeve politike, të marra nga qeveritë arabe që veprojnë në fshehtësi dhe pa llogaridhënie për veprimet e tyre.
Pra, më lejoni të shtoj mendimet e mia, edhe pse do të përqendrohem në pozicione politike të gjera dhe të provuara, më shumë se sa në objektiva politike specifike dhe të një natyre hipotetike në lidhje me çështje të tilla si marrëdhëniet me Iranin, liria e shtypit, marrëdhëniet strategjiko-ushtarake me Shtetet e Bashkuara, apo mbështetja për grupet islamike në botën arabe, si Vëllazëria Myslimane ose Hamasi.
Për mua kjo histori duket si përpjekje e një grupi autokratësh arabë, të udhëhequr nga sauditët, për të ruajtur kontrollin e rajonit, si dhe për të përmbushur kundërrevolucionin e tyre pas kryengritjeve arabe të vitit 2011, gjatë të cilave burrat dhe gratë e rajonit u shprehën, duke kërkuar më shumë liri, të drejta, drejtësi dhe dinjitet në jetën e tyre. Vetëm liria, të drejtat, drejtësia dhe dinjiteti janë vlera që frikësojnë sauditët dhe autokratët e tjerë arabë të cilët, me sa duket, mendojnë se duhet t’i reduktojnë në minimum, siç kanë bërë në gjashtë vitet e fundit.
Arabia Saudite dhe aleatët e saj, që sot përdorin teknika rrethimi kundër Katarit, duket të kenë diçka për të thënë në lidhje me politikat e këtij të fundit. Megjithatë, asnjë nga aktivitetet e Katarit që duket se kanë shkaktuar këtë rrethim, nuk godet vërtetë dhe në mënyrë domethënëse Arabinë Saudite. Dhe, e njëjta gjë mund të thuhet për Egjiptin dhe shtetet e tjera. Fakti që Katari ka marrëdhënie zyrtare me Iranin dhe Hamasin dhe mbështet disa media relativisht të lira dhe të hapura brenda dhe jashtë vendit, maksimumi mund ta bëjë atë një shtet “të bezdisur”, por jo një kërcënim real për sigurinë.
E vërteta është se “kërcënimi” i perceptuar nga sauditët dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nuk është as konkret e as i rrezikshëm. Ata janë më shumë shenja të një politike të pavarur, e ndjekur nga një anëtar tjetër i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), që Arabia Saudite e ka të vështirë për ta pranuar.
Zyrtarët e Riadit kanë përdorur taktika të ngjashme në të kaluarën dhe në raste të tjera, duke ushtruar presion financiar mbi Libanin disa vjet më parë, duke siguruar financime dhe armë për rebelët kundër regjimit në Siri, duke u përpjekur që të dobësojnë shtimin e lidhjeve taktike të Iranit në botën arabe, duke shpenzuar disa miliona dollarë për të përmirësuar imazhin e vet në mediat perëndimore, si dhe ato në botën arabe. Përpjekje që kanë dështuar, pothuajse të gjitha.
Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti kanë përdorur metodat më drastike për të mbyllur gojën e të gjitha mediave të pavarura në botën arabe dhe, nga ky këndvështrim, Katari është një nga shënjestrat ideale të zemërimit të tyre. Ato nuk mund të pranojnë që influencuesit e opinionit publik, gazetarë dhe analistë të pavarur, të shprehin publikisht mendime që bien ndesh me politikat e përcaktuara nga Arabia Saudite dhe që synojnë ruajtjen e status quosë autoritare, e cila ka qenë përcaktuesja (dhe shkatërruesja) e botës arabe në gjysmëshekullin e fundit.
Krimi i Katarit, në sytë e Arabisë Saudite, qëndron në mosnënshtrimin dhe refuzimin për të mbyllur gojën e çdo zëri kritik – me armë dhe para. Katari është veçanërisht i ndjeshëm për teknikat e rrethimit që vuan sot, duke pasur parasysh pozitën e tij gjeografike: një gadishull i vogël i lidhur me Arabinë Saudite, nga i vetmi kufi tokësor që ka. Nëse rrethimi vazhdon, ai mund të jetë i detyruar të heq dorë nga politikat e veta të pavarura. Në ditët e ardhshme do të bëhet më e qartë, se si ka ndërmend t’u përgjigjet presioneve.
Ajo që tashmë është e qartë, megjithatë, është vendosmëria e disa vendeve arabe të udhëhequra nga Arabia Saudite, për të përdorur taktikat e luftës ekonomike dhe ushtarake të privimit të ushqimit dhe mjeteve të tjera, për të mbajtur botën arabe në gjendjen e saj aktuale të rrënimit. Ky është kërcënimi i vërtetë që qëndron varur mbi kokat e qytetarëve dhe kompanive në botën arabe. Edhe pse hapësira politike për të shprehur mendime të ngjashme, në rajon dhe në gjetkë, bëhet gjithnjë e më e vogël. /Në shqip, nga: bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Eskalon sërish G Bani - i afrohet Shkëlzenit dhe i bërtet në fytyrë

Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?