LAJMI I FUNDIT:

Mançevski: Administrata është e stërngarkuar, ndërsa mungon kuadri profesional

Mançevski: Administrata është e stërngarkuar, ndërsa mungon kuadri profesional

Administrata publike është duke u ballafaquar me stërngarkim punonjësish, por nuk ka kuadër profesional të mjaftueshëm, ndërsa institucionet kanë ekipim jopërkatës, veçanërisht me kuadrin e TI-së me ç’rast nevojitet edhe reformë urgjente, është konstatimi i sotëm nga seria e parë e debateve me sektorin civil me temë reformat në administratë, në organizim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mançevski tha se qëllimi i debateve është të është të ndiqet procesi i reformave në administratën publike prej të gjitha palëve të përfshira.

“Administrata publike në Maqedoni është politizuar shumë, ndërsa reformat zgjasin prej vitit 1999 dhe nuk rezultuan me efikasitet. Debatet e pafundme nuk janë zgjidhje. Duhet të definohet afati përfundimtar dhe të miratohet strategji për reforma në administratën publike e cila do të mundësojë hyrjen e kuadrit profesional në administratë”, tha mes tjerash Mançevski.


Ai shtoi se qeveria e re në çdo mënyrë dëshiron ta dëgjojë mendimin e qytetarëve dhe ekspertëve dhe se nuk do të sjell ligje të shpejta, përveç për situata të jashtëzakonshme./Telegrafi/