LAJMI I FUNDIT:

Shuhet ”Dnevnik”, gazeta e parë private në Maqedoni, pas pavarësimit

Shuhet ”Dnevnik”, gazeta e parë private në Maqedoni, pas pavarësimit

Prej nesër nuk botohet më gazeta e parë private në Maqedoninë e pavarur ‘Dnevnik’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë e bëri të ditur Aleksandar Dinev, ish-drejtori i Media Print Maqedonisë. Me këtë vendim pjesa më e madhe e redaksisë do të shpallet tepricë teknologjike dhe vetëm një numër i vogël do të transferohen në portalet simotër ‘Utrinski vesnik’, ‘Vest’ dhe ‘Telegraf’.

‘Dnevnik’ ishte gazeta e parë private dhe filloi të botohet më 20 mars të vitit 1996. Themelues të kësaj gazete janë gazetarët Branko Gerovski, Sasho Damovski dhe Mile Jovanovski./Telegrafi.