LAJMI I FUNDIT:

Mbi 400 mijë kosovarë në diasporë, vetëm 15 mijë votojnë

Mbi 400 mijë kosovarë në diasporë, vetëm 15 mijë votojnë

Vetëm 3 për qind e kosovarëve që jetojnë në diasporë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit.

Ministria e Diasporës deri më tani ka regjistruar rreth 400 mijë kosovarë që jetojnë në diasporë, derisa sipas KQZ-së të drejtë vote këtë të diel kanë vetëm 15 mijë nga ta.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se janë pranuar mbi 20 mijë aplikacione të mërgimtarëve, mirëpo rreth 5 mijë e tyre janë refuzuar për shkak se nuk i kanë përfillur rregullat, shkruan “Zeri”.


Nga ana tjetër, zyrtarë në Ministrinë e Diasporës vlerësojnë se numri i personave nga diaspora që pritet të votojnë këtë të diel është tejet i vogël në krahasim me numrin e tërësishëm të mërgimtarëve.

Ata më tej kanë treguar se numri i qytetarëve që jetojnë në diasporë vetëm sipas regjistrimit preliminar kap shifrën 400 mijë.

Nga ana tjetër, aktivistë nga Kosova që jetojnë në diasporë konsiderojnë se mërgimtarët janë përjashtuar qëllimisht nga zgjedhjet parlamentare. Ata konsiderojnë se diaspora duhet të ketë qendra të votimit në shtetet ku jetojnë e jo t’u shkelet privatësia me anë të formularëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Lajme
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Politikë
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Kalo në kategori