Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë se në qeverisjen e tij Gjakova do ta marrë vendin e vet të merituar.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Gjakova e heroizmave të mëdhenj, punës, kulturës dhe qytetarisë së vjetër, do të ketë sërish vendin e merituar në ballë të shtetit.
Postimi i plotë:
“Mburrje, kënaqësi, triumf është qëndrimi në Gjakovë. Kjo ndjenjë nuk është vetëm e sotme, por e përhershme. Gjakova e burrave të mëdhenj, e rinisë së guximshme të “djemve të asfaltit” e sa e sa vajzave dhe djemve të kësaj treve që iu falën lirisë e atdheut, gjithmonë ishte kjo që është – krenare dhe e pa dorëzuar kurrë. Jam i bindur se këtij qyteti, kësaj treve fisnikësh e bujarësh të vendit tonë, bashkërisht do t’ia kthejmë dinjitetin e nëpërkëmbur padrejtësisht nga të tjerët.
Gjakova ishte dhe është bastioni krenar dhe i palëkundshëm i projektit tonë të përbashkët për një Kosovë shtet – shtet dhe të zhvilluar ekonomikisht.
Unë e di se çka duhet të bëjmë për ta rivendosur Gjakovën aty ku e ka vendin, për ta rikthyer dinjitetin e qytetit dhe qytetarit të këtij qyteti. E shoh këtë dhe e ndjej, pikërisht në projektin në të cilin u bashkuam të gjithë, si mundësinë më të mirë për të arritur objektivat tona për qytetin e Gjakovës dhe gjithë Kosovën.
Gjakova e heroizmave të mëdhenj, punës, kulturës dhe qytetarisë së vjetër, do të ketë sërish vendin e merituar në ballë të shtetit tonë. Ne do ta ribëjmë Gjakovën. Garant jam unë. Garant jemi secili prej nesh, në projektin e përbashkët për fillimin e ri të Kosovës. #KohapërFillimineRi, RH”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë