LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Në Çakorr është kufiri, atë s’mund ta luajë askush

Haradinaj: Në Çakorr është kufiri, atë s’mund ta luajë askush

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK dhe Nisma, Ramush Haradinaj, në kuadër të fushatës zgjedhore ka qëndruar sot në vendlindjen e tij.

Ai para bashkëvendësve në Deçan tha se kufiri mes Kosovës dhe Malit të Zi, është qafa e Çakorrit dhe atë s’mund ta luajë askush.

Ndërsa tha se edhe nëse ata që e kanë nënshkruar gabim, nuk i bien pishman, ai është aty për t’i përmirësuar gabimet.


“Është gabim i kujtdo qoftë veç me mendu që prej shqiptarëve, mund të marrin qoftë dhe një lis, jo një metër katror, jo kilometra. Qafa e Çakorrit është kufiri i mbram mes Kosovës dhe Malit të Zi. Nuk e luan askush ma. Kulla e Zhlebit po ashtu. Kushdo që e ka nënshkruar gabim, kurrë s’është vonë me i ra pishman. Nëse si bien pishman , ne jemi këtu me i korrigju gabimet e tyre. Po vijmë me i korrigju këto këto gabime”, tha ai.

Haradinaj tha se do ta forcojnë shtetin dhe besimin në institucione dhe se këtu nuk do të ketë vend për Serbinë dhe ‘Zajednicën’.

“Në Kosovë nuk ka vend për Serbinë asnjë formë të ‘Zajednicës’. As në formë të Asociacionit të Komunave Serbe, me të cilën provohet me u krijua një dualizëm shtetesh. Gjykata Kushtetuese ka vendos, nuk ndryshon kurgja mbetet kjo. Çka do të bëjmë ne vendin tonë duhet me forcu shtetin, institucionet dhe besimin në institucione ”, tha Haradinaj.

Ndërkaq kandidati për deputet Muharrem Nitaj tha se është koha që Kosova ta ketë Ramushin kryeministër, sepse nuk ka tjetër.

“E kam kuptu shpejt se Ramush Haradinaj është emër i veçantë. Është njeri më ndryshe nga të tjerët. Në Kosovë ka shumë lider që e donë vendin e tyre, por janë të rrallë ata që janë të gatshëm që në momente të duhura të sakrifikohet. Është Ramush Haradinaj. Sot është koha që Kosova të renditet pas këtij njeriu, sepse nuk ka tjetër”, tha Nitaj.

Ndërkaq kryetar i Deçanit Rasim Selmanaj tha se Ramushi si lider i fuqishëm, do t’ia kthej shpresën Kosovës.

“Nuk ka njeri nuk ka lider, as politikan më të fuqishëm, më të zotin me të dëshmuar, që ka me kthy shpresën në këtë vend”, tha ai.

Haradinaj para Deçanit ka shkuar në Junik ndërsa pas Deçanit do të mbajë tubim zgjedhor edhe në Gjakovë. /kp/

Në trend

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori