LAJMI I FUNDIT:

Anevski: Zvërlevski është prokuror i përkryer

Anevski: Zvërlevski është prokuror i përkryer

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Petar Anevski ka thënë se propozimi i Qeverisë për shkarkimin e Marko Zvërlevskit ende nuk ka arritur tek ata, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, Zvërlevski është prokuror i përkryer edhe pse Qeveria kërkon shkarkimin e tij.

Anevski ka thënë se përderisa nuk sheh arsyetime, nuk dëshiron të tregojë nëse do të jetë pozitive apo negative, sepse nuk varet vetëm prej tij, por përsëri në afat ligjor Këshilli i prokurorëve publikë do të vazhdojë të qeverisë.


Në seancë ka marrë pjesë Zvërlevki, kur atij i është rishikuar raporti për punën e Prokurorisë. /Telegrafi/