LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen sasi e madhe droge në portin e Durrësit

Konfiskohen sasi e madhe droge në portin e Durrësit

Policia e Durrësit bën të ditur se ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme kanabisi në Portin e Durrësit.

Sasia e madhe e drogës është gjetur në mjetin tip kamion Daf, që drejtohej nga një shtetas maqedonas.

Kamioni ishte i ngarkuar me kuti të mbushura me kastraveca dhe në mes të kastravecave kishte qese të mbushura me lëndë narkotike.


Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që vijon puna për peshimin e lëndës dhe hetimet për zbulimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./Telegrafi/