LAJMI I FUNDIT:

Zvërlevski i ikë pyetjes së gazetarit, nuk do të jep dorëheqje (Video)

Zvërlevski i ikë pyetjes së gazetarit, nuk do të jep dorëheqje (Video)

Prokurori publik Marko Zvërlevski sot ka tentuar t’i ikë kamerës dhe pyetjes së gazetarit nëse ai planifikon të jep dorëheqje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zvërlevski ka tentuar t’i ikë gazetarit, megjithatë ekipi i Makfaks e ka ndjekur deri në hyrje të një hapësire tjetër ku ai ishte duke shkuar ka pjesa e bodrumit tek Këshilli i prokurorëve publik.

Përderisa gazetari ka tentuar t’i merr deklaratë Zvërlevskit, sigurimi i tij e ka shkelur kabllon e mikrofonit.


Përndryshe Qeveria e re ka inicuar vendimin e për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvërlevski.

Në pyetjen nëse do të jep dorëheqje, ai ka përsëritur se nuk ka përqëllim vetë të tërhiqet/Telegrafi/