Hoti në Istog: Ne jemi brezi i Republikës, do ta nxjerrim në opozitë Koalicionin e territ
Para mijëra simpatizantëve dhe përkrahësve në Istog, kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të martën se, ne jemi Brezi i Republikës, të cilin e kishte ideuar Presidenti Historik Ibrahim Rugova, i cili do ta zhvillojë Kosovën dhe do ta dërgojmë koalicioni e territ në opozitë.
“Jam tepër i nderuar për këtë pritje madhështore në qytetin e Istogut, këtij qyteti që i dha Kosovës burrin e shtetit dhe prijësin tonë Ibrahim Rugova. Presidenti Rugova e kishte ideuar një brez të ri që do ta zhvillonte Kosovën pas çlirimit. Ne jemi Brezi i Pavarësisë i cili do ta zhvillojë Kosovën dhe do ta dërgojë koalicionin e territ në opozitë”, ka thënë Hoti, njofton LDK.
Ai ka shtuar se vendlindja e Rugovës, Istogu ka qenë dhe do të mbetet vatër e LDK-së dhe vatër e demokracisë.
“Jam i nderuar që në mesin tonë i kemi themeluesit dhe të rinjtë e të rejat e LDK-së dhe partnerëve të koalicionit. Lumi i njerëzve nuk ka të ndalur. Vlerësimet e fundit tregojnë se ne jemi fitues, por fitorja jonë duhet të jetë e thellë. Fitorja jonë është fitore e qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Hoti.
Ai ka pohuar se gjatë mandatit të kaluar i kemi rritur 60% pensionet, ndërsa qeveria e re do t’i rrisë edhe 40% pensionet bazike. Hoti është zotuar për rritje të pagave të policëve, FSK-së, shëndetësisë, arsimit, kulturës, sportit dhe sektorëve të tjerë.
“Do të kemi kujdes për rininë kosovare, duke u siguruar një vit pune me pagesë të gjithë atyre që kryejnë fakultetin. Pas kësaj periudhe kohore ne do t’i mbështetin idetë e tyre për biznes”, ka thënë Hoti. Sipas tij, me qeverinë e re, Bjeshkët e Istogut do të bëhen atraksione turistike në hartën turistike të Evropës.
Kryetari i Istogut dhe nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova ka thënë se duke e parë këtë masë, jo vetëm në Istog, por kudo që po shkojmë, shihet qartë orientimi për të pasur një qeveri të mirë, të ndershme dhe të tillë çfarë e meriton Kosova.
“Rrëzimi i qeverisë nuk ishte i rastësishëm, sepse u pengoi atyre që nuk ia duan të mirën vendit. Por, aty ku e la z. Mustafa, do ta vazhdojë z. Hoti me ekipin e tij”, ka thënë kryetari i Istogut.
“Presidenti Rugova nuk është vetëm i Istogut, por i tërë Kosovës dhe kombit shqiptar, ndërsa ne betohemi se do ta vazhdojmë rrugën e tij. Ju ftoj që më 11 qershor të dalim të gjithë, pa përjashtim, të votojmë për këtë listë të mrekullueshme dhe më 12 qershor të festojmë fitoren”, ka thënë Rugova.
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se tubimi në Istog është pamja më e mirë që mund ta dëshirojë dikush, sepse kjo është pamje që mund ta japë vetëm LDK-ja, ky është koalicioni ynë, kjo është fitorja jonë, e Istogu që i themi edhe Burim, është burim i fitores.
“Fitorja jonë garanton që Kosova do të qeveriset drejt, mirë dhe ndershëm. Asnjë koalicion tjetër dhe asnjë subjekt tjetër politik nuk mund t’i ofrojë vendit tonë atë që i ofron koalicioni ynë. Ne e kemi ajkën e intelektualëve, ekspertët më të mirë të të gjitha fushave dhe nëse ky grup nuk mund ta zhvillojë Kosovën, atëherë si mund ta zhvillojnë ata që e shkatërruan”, ka thënë kryeministri.
“Ne kemi qeverisur dy vjet dhe dëshmuam se mund të ketë qeverisje pa korrupsion, i kemi marrë të gjitha masat për ruajtjen e vendit. Pa marrë parasysh se, ata si kundërpërgjigje e shpërbënë Kuvendin, unë ju garantoj se me kryeministrin Hoti do ta vazhdojmë qeverisjen ashtu siç vërtet e meriton Kosova”, ka shtuar kryetari i LDK-së.
Ai ka thënë se nuk mund të flasë për programin e të tjerëve, sepse ata nuk kanë fare program, por vetëm japin premtime boshe./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë