LAJMI I FUNDIT:

Hoti në Shtime: Do fitojmë si në kohën e Rugovës

Hoti në Shtime: Do fitojmë si në kohën e Rugovës

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi të martën prezantuan kandidatët për deputet dhe shpalosen programin e tyre qeverisës para simpatizantëve në Shtime.

Kandidati për kryeministër Avdullah Hoti, ka prezantuar siç tha ai kontratën para qytetarëve në këtë fushatë, duke thënë se koalicioni ka kontratën për zhvillim ekonomik, rritje ekonomike, punësim dhe integrime, ku ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për realizimin e programit.

Hoti ka shprehur bindjen se koalicioni LDK-AKR-Alternativa do të dalë fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit. Hoti tha se me qeverisjen e tij, buxheti i shtetit do të arrijë në 3 miliardë euro.


“Në bazë të analizave tona koalicioni ynë është fitues. Ne kemi dhënë mbështetjen për bujqit dhe do ti trefishojmë subvencionet. Do ta dyfishojmë rritjen ekonomike. Do ta bëjmë buxhetin 3 miliardë euro. Sigurohemi për një shtet të rendit dhe ligjit sepse askush nuk është mbi ligjin. Do ta bëjmë një arsimim më cilësor dhe shëndetësi të qëndrueshme. Ne do të fitojmë sikur në kohën e Rugovës”, tha Hoti.

Kryetari i LDK Isa Mustafa tha se koalicioni parazgjedhor është në përbërje të njerëzve që nuk e shvasin shtetin, duke thënë se kundërshtarët e tjerë poltikë nuk kanë as program.

“Programi ynë është për një mirëqenie më të mirë për qytetarët. Ne nuk jemi ata që e zhvatim shtetin, porse jam I bindur se do t’ia kthejmë të mbarën këtij vendi. Është koalicion që do të kujdesemi për veteranët e UÇK sepse ne iu siguruam pagat e tyre në mandatin tonë. Të tjerët program nuk kanë, dhe orientim nuk kanë”, tha Mustafa.

Ndërsa, presidenti i AKR Behgjet Pacolli, ka kërkuar nga qytetarët e Shtimes që të përkrahin për kryeministër të vendit Avdullah Hotin, meqë sipas tij qeveria nën udhëheqjen e tij do të përmirësojë imazhin e Kosovës, ashtu siç do të dëshironin edhe miqtë ndërkombëtarë.

them qytetarëve të Shtimes ta përkraheni Avdulla Hotin dhe jam i bindur për këtë mbështetje. Kjo qeveri do të përmirësoj imazhin e Kosovës sepse miqtë tanë e dëshirojnë këtë dhe qeverinë tonë.

“Votoni dhe është momenti të ndahemi nga kjo e keqe dhe të ndërtojmë një shtet dinjitoz”, tha Pacolli.

Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi Sylejman Çerkezi, tha se është momenti që Kosova të votojë pëqr njerëz me vlerë, dhe të urtë siç është Avdullah Hoti.

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa prezantoi dy kandidatë nga Komuna e Shtimes, Ali Sadriu nga LDK dhe Bahrie Kurtolli Haxhiu nga Lëvizja për Drejtësi.