LAJMI I FUNDIT:

Kastriot Jahaj kërkon votën tuaj, tregon arsyet pse është personi i duhur për përfaqësimin e qytetarëve në Kuvend!

Kastriot Jahaj kërkon votën tuaj, tregon arsyet pse është personi i duhur për përfaqësimin e qytetarëve në Kuvend!

Kandidati i LDK-AKR-Alternativës, Kastriot Jahaj kërkon besimin e qytetarëve të vendit për mandatin e parë si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Jahaj gjatë karrierës si tij si gazetar në fokus të punës ka pasur luftimin e krimit dhe korrupsionit, ndërsa kërkon mbështetjen e qytetarëve që këto fenomene negative t’i luftojë edhe në mënyrë institucionale.

Ai kërkon besimin e qytetarëve në mënyrë që të dëshmojë se Brezi i Republikës do të ndryshojë mendësinë e politikbërjes në Kosovë.


Më poshtë mund ta lexoni një biografi të Jahaj dhe arsyet pse është personi i duhur për përfaqësimin e qytetarëve në Kuvend.

“Unë jam Kastriot Jahaj, i lindur në Mazrek të Hasit, jam kandidat për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga koalicioni i shpresës. Gjatë karrierës sime si gazetar, fokusi im ka qenë luftimi i të keqes që po ia merr të ardhmen vendit tonë.

Sa herë keni dëgjuar se rinia është e ardhmja e Kosovës?

Unë them, se rinia është e tashmja e vendit tonë. Si pjesë vitale e shoqërisë, mbi 60% e popullsisë jemi të rinj, mirëpo vetëm 10% përfaqësohemi në institucione. Të rinjtë dhe të rejat duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes, pjesë aktive e ndryshimeve progresive.

Bashkë me të rinj e të reja që ia duan të mirën vendit, nuk jemi dorëzuar dhe kemi luftuar krimin e korrupsionin që e ka instaluar struktura kriminale politike në vend duke i keqpërdorur vlerat e luftës, tash e 18 vite.

Ne, të rinjtë e këtij vendi, Brezi i Republikës, kemi nevojë për përkrahjen tuaj. Ne do të jemi të vlerësuar si qytetarë të këtij vendi, të shpërblyer për arritjet tona, do të jemi ata që do ta rikthejmë besimin në Kosovë, në shtetin tonë. Do të jemi Brezi i Republikës.

Këto ditë do të shihni shumë kandidatë që kërkojnë besimin tuaj. Unë kam qenë vetëm 13 vjeçar në vitin 1999, sot jam 31 vjeç dhe shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën time, sikurse edhe tuajën, mirëpo politikanët i kemi të njëjtë, me mendësi të njëjtë. Unë kërkoj që ju të na e jepni mundësinë, sepse Kosova e re duhet të zhvillohet nga të rinjtë, me ide dhe vizion për zhvillim. Këtë nuk mund ta bëjnë ata që na zhgënjyen gjithë këto vite, ata që e shohin veten më të rëndësishëm se ju, dhe që mbajnë peng të ardhmen tonë.

Unë sot kërkoj besimin tuaj, me votë, për të dëshmuar se ne, Brezi i Republikës, do të ndryshojmë mendësinë e politikbërjes në Kosovë, do t’i shërbejmë qytetarit, do të ngrisim zërin për rend, ligj dhe drejtësi, që Kosova të jetë pjesë e barabartë me kombet e lira dhe demokratike.

Më 11 Qershor dil e voto për shpresë, voto koalicionin LDK-AKR-Alternativa, voto Kastriot Jahaj me numrin 89”.

Artikull i sponsorizuar

Në trend

Më shumë

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bundesliga
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë

'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë

Magazina
Kalo në kategori