LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: LDK do ta ndal kapjen e shtetit

Abdixhiku: LDK do ta ndal kapjen e shtetit

Lumir Abdixhiku ka deklaruar se zgjedhjet e 11 qershorit janë referendum për të ardhmen e Kosovës dhe alternativat, sipas tij, janë shumë të thjeshta.

Në njërën anë janë ata që sipas tij kanë interesa personale, siç kanë pasur gjithherë dhe sa herë të vie puna tek shpëtimi apo jo i Kosovës ata do ta zgjedhin shpëtimin e vetes.

Ndërsa siç thotë ai, alternativa e vetme numerikisht që ka gjasë më ndalë kapjen është koalicioni i LDK-së.


Këto komente kandidati për deputet i LDK-së i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, në kuadër të fillimit të realizimit të një cikli intervistash me kandidatë për deputetë të Republikës së Kosovës.