Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, gjatë një vizite që ka zhvilluar në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ka thënë të hënën se kauzën e komandantit Adem Jashari, për një Kosovë të lirë dhe të zhvilluar do ta bëjmë realitet.
“Kauza e Komandantit Adem Jasharit ka qenë një Kosovë e lirë, sovrane dhe e zhvilluar, ku fëmijët tanë rriten si gjithë fëmijët e botës. Programi ynë për një Kosovë demokratike, sovrane dhe të zhvilluar ekonomikisht, ku secili i ri ka një vend pune, është edhe synim i yni që do ta bëjmë realitet gjatë mandatit katërvjeçar”, ka thënë Hoti.
Ai ka thënë se edhe qeveria e kaluar, edhe qeveria e re e Koalicionit të djathtë do të financojë projektet që kanë të bëjnë me ruajtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Respekti më i madh që i bëjnë ne sot Komandantit Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve të rënë në luftë, është që ta ndërtojmë një Kosovë sovrane, me integritet territorial, të zhvilluar ekonomikisht dhe të respektuar në arenën ndërkombëtare. Programi ynë qeverisës bazohet pikërisht në këtë synim, formimi i shtetësisë dhe zhvillimi i vendit”, ka thënë Hoti.
Ai ka thënë se LDK dhe partnerët e koalicionit e vlerësojnë lartë kontributin e familjes Jashari dhe gjithë familjet e dëshmorëve.
Sipas Hotit qëllimi i tij është që kujdesi për vlerat e luftës të jetë institucionale dhe jo për interesa ditore politike.
“Nderi më i madh që ju bëjmë dëshmorëve sot është që ne t’i kryejmë punët tona shtetërore dhe institucionale, për ta forcuar dhe zhvilluar shtetin, pa krim dhe korrupsion me një perspektivë të qartë të integrimit të vendit në Evropë”, ka thënë Hoti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë