LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Do ta bëjmë Kosovën më të dashur për qytetarët e saj

Pacolli: Do ta bëjmë Kosovën më të dashur për qytetarët e saj

Fitorja jonë sot ka filluar nga Deçani, ka vazhduar në Pejë, e tash edhe në Klinë, ka thënë sot presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

“Unë vendosa t’i bashkohem këtij koalicioni sepse ishte vendim i drejtë. Z. Avdullah Hoti është kandidati më i mirë për kryeministër që e ka Kosova”, ka thënë ai, duke shtuare se lista kandidatëve të koalicionit është një listë që në vete përmban akademikë, doktorë e profesorë.

Pacolli ka theksuar se është koalicioni AKR-LDK-LD-Alternativa, që Kosovën do ta bëjë vend të dashur për qytetarët e saj.


“Ju ftoj që me datë 11 qershor të dilni masovikisht ashtu siç jeni mbledhur këtu sot dhe t’i votoni njerëzit e punës, njerëzit që i do Evropa dhe njerëzit që do të krijojnë lëvizje të lirë për ju”, shtoi ai.