LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Pas 11 Qershorit punët do t’i kryejmë bashkërisht

Haradinaj: Pas 11 Qershorit punët do t’i kryejmë bashkërisht

Kandidati për kryeministër nga PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, mbajti tubim zgjedhor në Vushtrri. Me këta rast ai ka kërkuar votën e vushtrriasve, duke thënë se bashkërisht mund të bëhen punë të mëdha për vendin.

“Kosova ka njerëz, ka resurse, por kërkohet një vullnet i të gjithëve. Nëse ne sigurojmë diçka më të mirë menjëherë edhe ata që janë në diasporë ishin kthyer në Kosovë . Me 11 qershor, kur të votoni, aty do të jemi bashkë që t’i kryejmë punët e Kosovës”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, Lutfi Bilalli, kandidat për deputet tha se në këto zgjedhje Vushtrria i ka dy mundësi që sipas tij janë “kualiteti dhe kuantiteti”.


“Kuantiteti që do të thotë mu përfaqësu me sa më shumë deputetë, kualiteti nënkupton që e kemi mundësinë të kemi njerëz që nuk heshtin, që dinë çka thonë dhe çka kërkojnë”, tha ai. /KP/