LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Ne jemi alternativa e vetme (Video)

Hoti: Ne jemi alternativa e vetme (Video)

Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë në Pejë se asnjë pëllëmbë e tokës së Kosovës nuk do t’i falet askujt.

“Është ky koalicion që mund t’ua kthejë shpresën për një jetë më të mirë në Kosovë. Këto zgjedhje janë referendum për të ardhmen afatgjate të Kosovës. Nga pjesëmarrja e juaj, shihet se ju e keni marrë vendimin”, tha ai. “Besoni që ne mund të ndërrojmë gjendjen në këtë vend. Besoni në programin që jemi duke u propozuar qytetarëve të Kosovës, për zhvillim ekonomik, rend dhe ligji për e luftim të korrupsionit dhe për integrim të Kosovës, aty ku e ka vendin në BE dhe NATO. Jemi alternativa e vetme. Urime fitorja më 11 qershor”.