LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Kosova qëndron pranë popullit dhe qeverisë britanike

Hoxhaj: Kosova qëndron pranë popullit dhe qeverisë britanike

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka dënuar aktin e mbrëmshëm terrorist në Londër duke shprehur pikëllimin e thellë.

Hoxhaj ka shprehur ngushëllime familjeve dhe miqve të viktimave. Ai ka thënë se Kosova qëndron pranë popullit dhe qeverisë britanike.

“Thellësisht i pikëlluar nga ngjarjet e tmerrshme në Londër. Ngushëllime miqve dhe familjeve të viktimave. Kosova qëndron pranë popullit dhe qeverisë britanike”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.