LAJMI I FUNDIT:

“Edhe anëtarët e OBRM-PDUKM-së kërkojnë dorëheqjen e Zvërlevskit”

“Edhe anëtarët e OBRM-PDUKM-së kërkojnë dorëheqjen e Zvërlevskit”

Ish-drejtori i përgjithshëm i “Jaka Tabak” në Radovish dhe donator i OBRM-PDUKM-së, Gjorgji Tenevski, sot ka reaguar ndaj njoftimit të partisë për prokurorin publike Marko Zvërlevski, nga i cili kërkohet të jep dorëheqje Tenevski thotë se edhe anëtarë të OBRM-PDUKM-së kërkojnë dorëheqjen e Zvërlevskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Jo zotëri Gruevski, edhe anëtarët e OBRM-PDUKM-së kërkojnë dorëheqjen e prokurorit publik Marko Zvërlevski. Ndaloni me kërkesat tuaja pa kuptim dhe përgjigje në emër të shumicës së anëtarëve të OBRM-PDUKM-së, duke na shtyrë në urrejtje, turp dhe krime për shkak të lakmisë dhe ligësisë suaj”, thotë mes tjerash Gjorgji Tenevski.

Ai në reagimin e tij i është drejtuar edhe Marko Zvërlevskit, duke e këshilluar që ta dëgjojë fjalën e Zaevit dhe të jep dorëheqje.


Ai thotë se Zvërlevski maksimalisht ka tentuar ta relativizojë përgjegjësinë e funksionarëve të OBRM-PDUKM-së. Tenevski thotë se opinioni duhet ta dijë të vërtetën nga ana e Zvërlevskit./Telegrafi/