Klementin Mile
Një mik juventin më tregoi ëndrrën që kishte parë këtë javë, ku finalen e sotme të Champions League e fitonte Reali. Natyrisht, qe mërzitur shumë nga kjo. Më herët, për ta ngacmuar për suksesin e pakët të ekipit të tij në Evropë, i kisha thënë se rëndësi ka që në finalen e Kardifit do zbresin në fushë 13 kupa kampionesh, dy prej të cilave i përkasin Juventusit. Por, përtej parashikimeve dhe shakave, kjo përballje futbollistike shpreh përplasjen e dy filozofive të kundërta dhe na lejon të vëzhgojmë instantët e tyre: juventinin dhe madrilenin. Ç’lloj qenie në botë është juventini në ndryshim nga madrileni? Si orientohen ndaj gjërave juventinët dhe madrilenët? Si e koncepton secili prej tyre veten, vlerën, drejtësinë dhe dijen?
Kolektivizmi kundër individualizmit. Juventini është kolektivist, e koncepton veten gjithmonë në komunitet, me fije të shumta që e lidhin me të tjerët. Në këtë kuptim juventini instanton idenë e publikes.
Ja ç’thotë Alvaro Morata, futbollist që ka bërë udhëtimin nga Reali te Juventusi e pastaj prapë te Reali e që, për këtë arsye, mund të merret si një lloj antropologu: “Te Juventusi nuk është askush në dhomën e zhveshjes që të ndihet më i rëndësishëm se të tjerët. Këtu ha me të gjithë, flet më të gjithë, bën një jetë normale”.
Madrileni, nga ana tjetër, është individualist. Kjo nuk duket vetëm në politikat e klubit të Realit për të afruar individët më të spikatur në lojën e futbollit, por edhe në trajtimin thellësisht të diferencuar të futbollistëve në klub. Madrileni jo vetëm që e pranon këtë situatë, por madje e kërkon. Përkundër juventinit, madrileni shfaqet si instant i privates. Xavi Alonso, ish-lojtar i Realit është shprehur: “Ika nga Real Madridi për të njëjtën arsye që u largua Di Maria. Ne punojmë shumë, por vetëm të tjerët i marrin lëvdatat”.
Cinizmi kundër idealizmit. Juventini është cinik. Siç thuhet në Torino, “të fitosh nuk është e rëndësishme; është e vetmja gjë që ka rëndësi”. Filozofi gjerman Sloterdijk e përkufizon cinizmin si ndërgjegje false të iluminuar. Kjo do të thotë që ciniku bëhet pjesë e një sistemi që e shfrytëzon, jo ngaqë nuk e di që po shfrytëzohet, jo ngaqë ideologjia mbizotëruese e ka bindur që nuk po shfrytëzohet, por sepse nuk gjen alternativë tjetër. Si njeriu që di, ka parë dhe jetuar, koncepti i juventinit për lojën e futbollit dhe për “lojën e jetës” nuk mbart fare elemente të idealit. Juventini e di që në futboll dhe në jetë “luhet pisët”, prandaj, duke mos parë alternativë tjetër për të patur sukses, pranon të marrë pjesë në këtë lojë të pistë.
Në këtë mënyrë, juventini shfaqet si konformisti që mban në këmbë sistemin. Nga ana tjetër, madrileni është idealist. Janë të zakonshme rastet kur tifozët madrilenë në stadium e fishkëllejnë ekipin e tyre kur ky është duke fituar, por me lojë të keqe. Idealizmin e madrilenëve e ilustron mirë një tregim i shkurtër i Brechtit, që fokusohet te një personazh enigmatik me emrin zoti K. “Çfarë bën”, e pyetën zotin K. “nëse dashurohesh me dikë?” “Bëj një skicë të personit”, -tha zoti K. “dhe sigurohem që njëra t’i ngjajë tjetrës”. “Cila? Skica?”. “Jo,” -tha zoti K., “personi”.
Provokimi kundër hegjemonisë. Siç e dinë mirë futbolldashësit, pika e fortë e Juventusit është dhe gjithmonë ka qenë mbrojtja. Mbrojtja nënkupton të mos marrësh iniciativën, por ta lësh tjetrin të veprojë dhe vetë, pastaj, të reagosh. Në teoritë e pushtetit ky qëndrim emërtohet ‘provokim.’ Pra, juventini është provokues, synon ta bëjë tjetrin, të pushtetshmin, më të fortin ta përdorë pushtetin e tij, në mënyrë që pas përdorimit tjetrit t’i mbesë më pak pushtet. Pasi ndodh kjo, juventini mund të përballet me tjetrin në kushte fuqie pak a shumë të barabarta. Ndryshe ndodh me madrilenin. Pika e fortë e Realit është sulmi, veprimi iniciues. Madrileni shfaqet si hegjemon, ai është i bindur për forcën superiore ndaj tjetrit inferior. Me fjalë të tjera, madrileni e sheh veten si i destinuar për ta patur gjithmonë pushtetin, sikur ky të ishte një ligj i natyrës, ndërkohë që juventini e sheh veten si i dënuar për të përdorur “shkopinj nën rrotat” e pushtetit, në mënyrë që ta prekë pushtetin.
Hapësira kundër kohës. Formula fituese e Juventusit bazohet tek elementi i hapësirës. Juventinët janë ekspertë të manovrimit në hapësirë, ekspertë të zgjerimit, ngushtimit, deri edhe të zhdukjes së hapësirës. Po ashtu, për juventinët është tejet e rëndësishme në cilën pjesë të hapësirës të harxhojnë energji më tepër – duke formuluar në këtë mënyrë një strategji racionale për arritjen e qëllimit. Por të luash me elementet e hapësirës nënkupton një lloj beteje guerilase, duke shmangur përplasjen frontale të forcave. Beteja guerilase i shkon për shtat juventinit, duke i mundësuar të përdorë me sukses kolektivizmin, cinizmin dhe provokimin.
Nga sa më sipër, për juventinin mund të thuhet se është strukturalist. Nga ana tjetër, formula fituese e Realit bazohet tek elementi i kohës. Të jesh madrilen do të thotë të besosh te rëndësia vendimtare e intensitetit të lojës, te ritmi i lartë dhe te rrjedhshmëria e lëvizjes. Nuk është e rastësishme që futbollistët më të shquar të Realit dhe ata më të vlerësuar nga madrilenët janë shumë të shpejtë në veprime. Madrileni beson te beteja frontale, ku nuk ka pjesë të privilegjuara të hapësirës apo sektorë të privilegjuar të jetës – duke formuluar në këtë mënyrë një strategji irracionale, e cila mund të jetë e suksesshme vetëm kur aplikohet me pasion.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë