LAJMI I FUNDIT:

Veseli në Viti premton përkrahje për gratë, të rinjtë, pensionistët e fermerët

Veseli në Viti premton përkrahje për gratë, të rinjtë, pensionistët e fermerët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur këtë të premte, një tubim elektoral në Viti, ku ka premtuar për fuqizimin e të rinjëve, fermerëve, grave dhe pensionerëve, e madhe edhe krijimit të një lidhjeje të fortë me diasporën.

“Ky entuziazëm që po e shohim sot në Viti e ka përfshirë anekënd Kosovës tonë”, tha ai.

Veseli e konsideroi entuziazmin e të pranishmëve si entuziazëm të lirisë dhe të shpresës.


“Do ta fuqizojmë flamurin tonë shtetëror se kjo është liria jonë”, tha ai.

“Do t’i japim fuqi këtyre dy flamujve, e ajo që duhet të bëjmë më shumë është fuqizimi i shteti tonë, ekonomik dhe i sovranitetit”.

“Orientimi jonë do të jetë nga ndërrmarrësia, një ndërrmarësi e fuqishme dhe e aftë të prodhojë të mira materiale dhe t’i integrojë djemtë e vajzat e reja në tregun e punës”.

Ai përmendi edhe fuqizimin e fermerëve që punojnë tërë ditën, duke thënë se orientimi i tyre do të jetë edhe nga bujqësia.

Veseli nënkuptoi që do të sjellin barazi dhe ta përkrahin fuqizimin e grave.

Sipas tij, një vend nuk mund të shkojë përpara pa pasur barazi.

Ndër të tjera, Veseli premtoi edhe rritjen e pensioneve për pensionistë, përkrahjen e pleqve me barna, në mënyrë që ata të mos shpenzojnë para nga pensioni i tyre për barna, si dhe premtoi transport publik falas për ta.

Për pensioneret ai premtoi përkrahje edhe në rehabilitimin e tyre shëndetësor.

Ai tha se fokus i tyre do të jetë edhe krijimi i lidhjeve të afërta dhe një lidhje e fuqishme me diasporën. /Klan Kosova/